Sipërmarrësit i parashtrojnë qeverisë disa kërkesa për lehtësimin e Biznesit
Komuniteti i biznesit, i ka parashtruar sot qeverisë së që do të votohet nga parlamenti i ri në muajin shtator, një sërë kërkesash që do të lehtësonin dhe përmirësojnë më tej klimën e biznesit në këtë periudhë ku kriza ndërkombëtare mbetet njëlloj prezente në tregje. Kryatri i Dhomës ës Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Gjokë Uldedaj, tha sot paradite, gjatë një konference për shtyp se, biznesi ka pritshmëri të lartë nga qeveria e ardhshme, sidomos për sa i takon ndryshimeve në sistemin fiskal, lehtësirave në pagimin e taksave, por mbi të gjitha, reduktimin e korrupsionit dhe abuzimit në masën më të madhe të mundshme. "Në këtë konteks- vijoi ai,- Dhoma ka qenë afër biznesit për të qenë përfaqësuesja më e denjë i interesave të saj pranë qeverisë si dhe për të ndikuar në vendimmarrjen e saj, në ato ligje që përmirësojnë të bërin biznes. Megjithëse mbetemi vendi më pak i prekur nga kriza ekonomike ndërkombëtare, ne i adresohemi Qeverisë dhe institucioneve të larta të shtetit me disa kërkesa të nevojshme"- tha Uldedaj.
Sipas tij, ndër kërkesat kryesore janë:
- Të ketë një përshkallëzim të TVSH-së sipas produkteve dhe shërbimeve. Kjo kërkesë konsiston së pari në heqjen e TVSH për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, dhe të paguhet TVSH vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive dhe së dyti të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura.
- Kërkojmë që Banka e Shqipërisë të konsiderojë mundësinë e uljes së normës së interesit duke e bërë më të lehtë kështu përballimin e kredisë nga biznesi, pasi tashmë presionet inflacioniste janë më të pakta.
-.Po në këtë linjë qeveria duhet të mbylle së me shpejt procesin e legalizimit, pasi kështu futen në treg më shumë asete që mund të lihen peng dhe për rrjedhojë të rrisin mundësine e kreditimit të operatorëve ekonomikë.
-.Të hiqet praktika e referencave doganore sidomos për importet nga Bashkimi Evropian ku kontratat nga këto vende dihet që janë të pa manipulueshme. Sic edhe e përcakton ligji, kontratat janë kriteri i parë i cili duhet ndjekur për ç’doganimin e një malli.
Përmes kësaj konference, tha kreu i biznesit Uldedaj, mendojmë të përçojmë zërin e biznesit si dhe të përcjellim një mesazh të qartë politikës se interesi i sipërmarrjes është bashkëpunimi për të garantuar zhvillim.
...