Durrës, operacioni “Trekëndëshi”, policia arreston dy të rinj
Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen për dëmtimin e makinave dhe vjedhjen e sendeve që ndodheshin brenda tyre. Në pranga janë vënë Emiljan Korça, 21 vjeç, lindur e banues në fshatin dhe E. H., 17 vjeç, të dy banues në Perlat të Sukthit, në Durrës. Sipas policisë lokale, pas denoncimeve të marra, ka filluar puna për zbulimin e kësaj veprimtarie keqbërëse. Uniformat blu kanë organizuar operacionin “Trekëndëshi” dhe dje rreth orës 01:30 kanë vënë në pranga në lagjen numër 1 të Durrësit, dy të rinjtë, të cilët gjatë momentit të arrestimit ishin duke vjedhur një makinë, tip “Mercedez Benz”. Sipas burimeve të policisë, dy të rinjtë dyshohet se janë autorë të tre vjedhjeve. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Emiljano Korçës në fshatin Perlat, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provave materiale i sendeve të vjedhura në këto tre automjete.