E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, arrestohet një person me 3.2 kg kanabis sativa

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person, pasi atij i janë gjetur 3.2 kg kanabis sativa. Sipas burimeve policore, 25-vjeçari Elton Kanani, banues në Berat, e kishte fshehur drogën në një familje rome në Gjirokastër. Ai u arrestua në flagrancë nga specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës. Policia kishte marrë informacion dhe bëri një kontroll në banesën e Liri Bregut, me kombësi rome në lagjen “Zinxhira” të qytetit Gjirokastër. Në banesën e saj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis. Nga deklarimet e marra nga kjo shtetase rezultoi se lëndën narkotike e kishte lënë në banesën e saj i arrestuari Elton Kanani. Kanabisi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›