Edi Rama i kërkon dorëheqjen Gazmir Bizhgës, vendi i jepet një mikeshe të Ledi Shamkut

Fushata e Edi Ramës, për të siguruar njerëz sa më të besueshëm rreth vetes, për më shumë lehtësi për kontrollin e PS-së pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit të këtij viti, ka mbërritur edhe në Durrës. Viktimë e radhës e Edi Ramës, pas sjelljeve të tij diversioniste, në Berat, Korçë, Mallakastër, etj., etj., është Gazmir Bizhga, kreu i degës lokale të PS-së në Durrës. Pikërisht, për të kënaqur njerëzit e tij të besuar, mësohet se Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen Gazmir Bizhgës, kreut lokal të PS-së, sepse në mendjen e tij ai ka një shoqen e Ledi Shamkut (Shkreli), që do të “shpërblehet” me gradën e “kryesocialistit” në Durrës e rrjedhimisht edhe do të inkuadrohet në listën e ardhshme ylberiste të establishmentit që do të shoqërojë Edvinin në jetësimin e partisë së tij private
...