E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga 4 shqiptarëve, trafikuan klandestinë

16/05/2005  Ditët e fundit janë zhvilluar disa operacione, ku janë arrestuar me dhjetra shqiptarë

ITALI- Policia kalabreze, arrestoi pasditen e së shtunës 4 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik klandestinësh dhe shfrytëzim prostitucioni. Sipas burimeve policore, bashkë me shqiptarët, në pranga janë vënë dhe 3 italianë që ndihmonin në rrugë ilegale, dhjetra klandestinë si dhe strehonin disa vajza që shfrytëzoheshin si prostituta. Mosha e të ndaluarve shqiptarë, sipas burimeve policore, mësohet të jetë nën 30-vjeç. Pas ndalimit, shqiptarët janë shoqëruar në qelitë e paraburgimit të rajonit të Kalabrisë. Nga aksionet e njëpasnjëshme të Policisë Italiane, kanë rënë nën pranga me dhjetra shqiptarë, të cilët kryesisht merreshin me trafik droge. Operacioni më i madh, zhvilluar në këto vjet quhet ACTROS, gjatë të cilit u ndalua nga karabinierët një vrasje e sigurtë. Një grua nga Durrësi, kishte paguar të dashurin e saj italian, për të vrarë burrin e saj nga Tirana. Gjatë këtij operacioni, i bllokuan rreth 150 kilogramë heroinë, ndërsa aksionet kanë vijuar në çdo ditë. Tashmë në linjën e trafikut, sipas zyrtarëve të Policisë Shqiptare, nuk egzistojnë klandestinët, ndërsa nga ana tjetër, në Itali arrestohen trafikantë e klandestinë, të cilët më pas riatdhesohen ose burgosen përtej Adriatikut.

Precedentët

Prokuroria në bashkëpunim me policitë e rretheve, kanë filluar verifikimin e pasurive të anëtarëve të organizatave të trafikut ndërkombëtar të drogës, që janë goditur tre javët e fundit në Itali. Prokuroria, e cila ka marrë në dorë dublikatet e dosjeve hetimore të Antimafias Italiane ndaj këtyre organizatave, ka urdhëruar policinë të verifikojë të gjitha pasuritë e të arrestuarve, në disa rrethe të vendit. Kështu, verifikimi është përqëndruar në Durrës, Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Peqin, prej nga janë edhe të arrestuarit. I teti operacion antidrogë është zhvilluar dje nga policia italiane në Siçili dhe në Lacio. Lajmi është bërë publik nga mediat italiane të cilat kanë pohuar se, policia vendase ka arrestuar gjashtë persona, ndër ta edhe një shqiptar. Ndërkaq, policia finaciare ka denoncuar edhe 22 persona të tjerë të dyshuar për lidhje më këtë organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës. I arrestuari shqiptar quhet Salo Xhelaj 41-vjeç, ndërsa pesë të tjerët janë italianë. Gjatë disa muajve hetime mbi këtë organizatë, policia italiane ka kapur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 4 kilogramë kokainë dhe 1100 kilogramë marijuanë. Në mediat italiane thuhej se policia kishte arritur të zbardhte skemën e trafikut të drogës. I teti operacion antidrogë është zhvilluar nga policia italiane në Siçili dhe në Lacio. Lajmi është bërë publik nga mediat italiane, të cilat kanë pohuar se policia vendase ka arrestuar gjashtë persona, ndër ta edhe një shqiptar. Ndërkaq, policia finaciare ka denoncuar edhe 22 persona të tjerë të dyshuar për lidhje më këtë organizatë të trafikut ndërkombëtar të drogës. I arrestuari shqiptar quhet Salo Xhelaj 41-vjeç, ndërsa pesë të tjerët janë italianë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›