E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen në Rinas për falsifikim dokumentesh

08/04/2005  TIRANË- Arrestohen në aeroportin e Rinasit dy shtetas me pasaporta të falsifikuara. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë dje se është vënë nën pranga Edmond Grami, 30 vjeç, lindur e banues në Ndroq, i padënuar, i cili kishte vënë në qarkullim një pasaportë të falsifikuar, me të cilën do të kalonte kufirin në rrugë ilegale. Gjithashtu është arrestuar edhe Petraq Ziu, 41 vjeç, lindur në Berat e banues në Patos të Fierit, i padënuar. Edhe Ziu kishte me vete një pasaportë të falsifikuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›