Denoncon trafikantët pas katër vitesh
08/04/2005 Prangosen dy, një i lirë në Romë. 31-vjeçarja nga Pogradeci me 4 fëmijë u mbajt si prostitutë në Itali
TIRANË- Tre bashkëpunëtorë nga Fieri, Pogradeci e Berati dërgojnë si prostitutë në Itali një 31-vjeçare, katër vjet më parë. "Durimi" i të trafikuarës mbaroi rreth një javë më parë, kur ajo denoncon në Policinë e Tiranës dhe rrëfen para ekspertëve të Antitrafiqeve dramën e jetës së saj. E kishin futur në kurth, i premtuan bashkimin familjar me bashkëshortin e saj në Itali dhe, përfundimisht ajo përfundon për 4 vjet në semaforët e Romës dhe Milanos. Burime nga Antitrafiqet thanë për gazetën se Z.B., 31 vjeçe, lindur në Pogradec, banuese në Tiranë, e martuar me katër fëmijë, u trafikua në Itali në vitin 2001 nga Robert Banaj, 35 vjeç, lindur e banues në Fier, i padënuar, Thellëza Salihaj, 37 vjeçe, lindur e banuese në Fier, e padënuar dhe nga një person i tretë, i cili, tashmë ndodhet i lirë në Romë. Madje, sipas policisë, pogradecari është ndërmjetësi kryesor i kësaj "marrëveshjeje" për të trafikuar gruan, e cila në vitin 2001 kishte 3 fëmijë, ndërsa priste të shkonte te burri i saj. Robert Banaj dhe Thellëza Salihaj janë vënë nën pranga nga policia si dy nga pjesëmarrësit në "pazarin" e trafikimit, ndërsa i treti, emri i të cilit nuk publikohet, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit dhe informacioni i është përcjellë Interpol Romës.
Trafikimi
Burimet nga Antitrafiqet në Policinë e Tiranës thanë se Z.B., ishte njohur me Banajn dhe Salihin nëpërmjet personit të tretë, ende të paarrestuar. Mes tyre ekzistonte një lidhje shoqërore dhe miqësore, duke qenë se ishin edhe kushërinj të largët. Në 2001-shin mes tyre u përfol mundësia e dërgimit të 31-vjeçares në Itali për rrethanat e saj familjare. Edhe pse e trafikuara si prostitutë nuk e pa kurrë vizën e saj, ajo u zuri besë. Dhimbja fillon pikërisht në momentin kur ajo u detyrua të ndahej nga fëmijët e saj, të cilët i la në Tiranë te prindërit e bashkëshortit të saj. Ajo u mbajt për katër vjet me radhë si prostitutë dhe kërcënohej sistematikisht, se nëse denonconte në polici, jeta e fëmijëve të saj ishte në rrezik.
Denoncimi
"Më mbajtën si prostitutë e më kërcënonin çdo ditë. Kam vuajtur shumë dhe kërkoj vetëm drejtësi për veten dhe për fëmijët e mi". Me këto fjalë u paraqit Z.B. në Policinë e Tiranës, rreth 10 ditë më parë, kur bëri denoncimin. Me lot në sy, ajo dha fakte konkrete, emra dhe qytetet në të cilat ajo ishte nxjerrë me dhunë në rrugë. Dëshmia është dokumentuar dhe pas arrestimit të dy shtetasve nga Fieri e Berati, pritet edhe prangosja e "personit kyç", atij që prishi një lidhje familjare dhe shkaktoi vuajtjen e saj për katër vite me radhë.