Fotoja e Avdi Nokës do të krahasohet me kafkën e kufomës

08/04/2005 ADN-ja e tij do të ballafoqohet me familjarët e të njëjtit gjak
Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë të gjitha procedurat ligjore lidhur me gjetjen e kufomës së Avdi Nokës, të groposur në oborrin e banesës së tij gjashtë vite më parë. Do të krahasohet fotografia e tij me kafkën, me qëllim arritjen e një konkluzioni përfundimtar, zyrtar dhe ligjor, se kufoma i përket Avdi Nokës, ish-bashkëshortit të Dëshira Nokës, e cila akuzohet se e ka vrarë e më pas varrosur. Gjithashtu, hetuesit kanë kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së së kufomës me ato të familjarëve të tij të gjakut. Ndërsa hetuesit ende nuk kanë marrë në pyetje të dyshuarën kryesore për vrasjen e 48-vjeçarit Avdi Noka, ish-bashkëshorten e tij, Dëshira Noka. Kjo për shkak se, Dëshira, aktualisht ndodhet në burg dhe nuk ka pse të përshpejtohen procedurat. Kur të sigurohen të gjitha provat e mundshme ligjore, që provojnë se kufoma i përket Avdi Nokës, atëherë Prokuroria do t’i komunikojë Dëshira Nokës, akuzën për vrasjen e burrit të saj.
Krahasimet
Para se ta vendosë para përgjegjësisë për vrasjen e burrit të saj, Dëshira Nokën, Prokuroria ka vendosur të kryej të gjitha ekspertizat ligjore, që provojnë se kufoma i përket Avdi Nokës, që rezulton i zhdukur prej gjashtë vitesh. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se mjeko-ligjorëve u është kërkuar që të krahasojnë fotografinë me kafkën e kufomës. Kështu, në bazë të fotografisë do të përcaktohet forma e kafkës së Avdi Nokës. Ndërkaq, ky rezultat do të krahasohet me përmasat dhe format e kafkës së kufomës së gjetur, sqarojnë burimet. Ato theksojnë se, paraprakisht ato rezultojnë të ngjashme, por është e nevojshme krahasimi për ta zyrtarizuar. Gjithashtu do të krahasohet ADN-ja e kufomës me ato të familjarëve të Avdi Nokës, për të parë nëse është me elemente të njëjta, thonë burimet. Dhe pas rezultateve të këtyre ekspertizave dhe krahasimeve, Dëshirës do t’i komunikohet akuza e vrasjes së burrit të saj gjashtë vite më parë. Burimet e Prokurorisë sqarojnë se nuk ka asnjë nevojë për përshpejtimin e procedurave, pasi, aktualisht Dëshira Noka ndodhet në burg.
Ngjarja
Ngjarja në fjalë, sipas deklarimeve të familjarëve dhe fëmijëve të Avdiut e Dëshirës, të dhëna para hetuesve, ka ndodhur në dhjetor të vitit 1999. Djemtë e Dëshirës kanë pohuar në polici se atë natë Avdiu ishte kthyer nga puna dhe ishte grindur me bashkëshorten. Pastaj ka shkuar në banjë dhe aty Dëshira e ka qëlluar me sopatë, duke e lënë të vdekur në vend dhe i ka mbyllur derën e banjos. Ndërkaq, natën ajo është përpjekur të hapë gropë në oborr dhe të nesërmen ka pajtuar dy punëtorë, me pretekstin se do të hapte pus uji. Por në mbrëmje, pasi pusi i ka kaluar të dy metrat, Dëshira u ka thënë punëtorëve se aty nuk kishte ujë dhe që ta linin punën. Ndërkaq, e ka hedhur aty bashkëshortin e saj dhe e ka mbuluar me dhe për gjithë natën. Fëmijët kanë pohuar se Dëshira i kishte kërcënuar nëse tregonin për të atin. Ndërkaq, pas dy vitesh ajo është arrestuar për vrasjen e mbetur në tentativë me pasojë plagosjen e një çifti në një fshat të Durrësit. Për këtë krim, ajo po vuan dënimin. Fqinjët dhe të afërmit kanë deklaruar se Avdiu ishte tip i qetë dhe nuk e kishte bezdisur kurrë Dëshirën, deri në atë masë sa ajo ta vriste. Por, kjo e fundit kishte një personalitet impulsiv dhe të pakontrolluar në momente të ndryshme, kanë pohuar ata. Duke shtuar para hetuesve se, Dëshira shpeshherë dilte dhe qëllonte natën me automatik rrugëve të lagjes në Laprakë të Tiranës.