E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga, mbante patentë ndërkombëtare false

08/04/2005  TIRANË- Policia arreston një 26-vjeçar që mbante me vete një dëshmi mjeti ndërkombëtar të falsifikuar. Lajmin e kanë bërë të ditur dje burime nga Policia e Tiranës, të cilat thanë se Mateo Marku, lindur e banues në Burrel, i padënuar, është vënë në pranga teksa përpiqej të hipte në avion me një dëshmi drejtimi ndërkombëtare të falsifikuar. Pas arrestimit, ai u dërgua menjëherë në ambientet e brendshme të policisë së Tiranës, në të cilat është duke pritur vlerësimin e masës së sigurisë, ndërsa është bllokuar patenta e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›