E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndreu, Gjykata në pritje të dëshmitarëve të mbrojtjes

08/04/2005  TIRANË –Pasi ka përfunduar paraqitja e provave nga akuza dhe është pyetur në gjykatë i dëmtuari Sami Rasha, radhën e ka i pandehuri Pjerin Ndreu, të vërtetojë të kundërtën. Gjyqtari Bledar Abdullai ka shtyrë dje seancën gjyqësore kundër të pandehurit Pjerin Ndreu, në pritje të dëshmitarëve të mbrojtjes. Para gjykatës, edhe pse nga ana e të pandehurit mesazhi i dërguar Rashës është quajtur thjesht një komunikim mes miqsh, ky i fundit ka pretenduar të kundërtën. Ai i ka thënë gjykatës se, Ndreu i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese. Pjerin Ndreu, ish-drejtor i Policisë së Tiranës, nuk ka arritur të sqarojë me shokun e fëmijërisë, Sami Rasha, rrethanat në të cilat ndodhet. Ndreu akuzohet për veprën penale të "përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike". Në kërkesën për gjykim paraqitur në gjykatë nga prokurori Dritan Reshka, ishte e fiksuar vetëm një thirrje telefonike. "Nuk është mirë që u thua vartësve të tu dhe shokëve të mi të mos rrinë me Pjerin Ndreun, se do të largohen nga policia. Vendin e punës nuk e ke të përjetshëm. Këtë po ta them si shok". Kjo ishte përmbajtja e mesazhit të dërguar në drejtim të telefonit celular të shefit të SHKB-së, Sami Rasha, i cili në dëshminë e tij e quajti kërcënuese, duke mohuar të ketë patur kontakte miqësie me Ndreun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›