E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i vjedh babait pistoletën me leje

Djali i administratorit të një shoqërie për ruajtjen dhe sigurinë fizike është prangosur nga policia e kryeqytetit, pasi ka vjedhur pistoletën e të atit dhe e ka shitur. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që ditën e djeshme, grupi hetimor ka mundur të dokumentojë këtë ngjarje. Pikërisht më datë 3 të këtij muaji, Haris D., 54 vjeç, është paraqitur në Komisariatin Nr. 5, ku ka denoncuar se i kishte humbur pistoleta "TT", që e kishte me leje, pasi është administrator i SHRSF-së "Arsi". Me t‘u njoftuar, policia ka nisur punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe dyshimet kanë shkuar te djali i të dëmtuarit Andi D., 20 vjeç, banues në Tiranë. Më pas, policia ka hetuar edhe më tej dhe ka mundur të dokumentojë se 20-vjeçari ishte autori, i cili pasi ka marrë armën e ka shitur. Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e blerësit të armës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›