Gjyqi mbyllet në përvjetorin e tragjedisë
Kreu i trupit gjykues Avdulaj e ka mbyllur seancën e djeshme duke lajmëruar riçeljen e saj më 20 tetor, kur pritet të jetë edhe seanca e parafundit gjyqësore, pasi prokuroria do të thotë fjalën e vet me anë të pretencës që do të paraqesë para trupit gjykues për shtatë të pandehurit e ngjarjes së 9 nëntorit të vitit të kaluar. Seanca e 20 tetorit është seanca e parafundit e këtij gjyqi, nëse nuk do të ketë shtyrje për shkaqe që nuk kanë lidhje me çështjen. Duke llogaritur distancën kohore midis seancave të fundit të gjyqit, seanca e fundit duhet të mbahet në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor, që përkon edhe me përvjetorin e tragjedisë së Gjirokastrës.
Ngjarja e dhimbshme me tre viktima, shkaktoi një valë arrestimesh të shpejta nga ana e Policisë së Gjirokastrës, por që mjaft shpejt rezultuan të nxituara pasi nga 12 të akuzuar, vetëm shtatë prej tyre ndiqen nga organi i akuzës dhe vetëm njëri prej tyre qëndron ende pas hekurave.
Dëshmia
"Ngjarja pritej të ndodhte dhe këtë unë e konstatova atë ditë, pak minuta para se ajo ndodhi, është shprehur Janora. Kam konstatuar çarje të betonit dhe pilotave mbrojtëse të betonit poshtë terrenit që ndërtohej, por nuk arritëm në kohë të shmangnim katastrofën, pasi shembja erdhi menjëherë dhe nuk kishte kohë"