E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen për mundësim prostitucioni

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 16:14

Drejtoria për hetimin e trafikimi me qenie njerëzore - njësia në Prishtinë në kuadër të operacionit të koduar “Doktoratura” ka arrestuar 16 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale mundësim të prostitucionit.

Aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuarve ka ndodhur më 24 dhe 25 gusht në qytetin e Prishtinës, konkretisht në lagjen “Ulpiana” zonë në të cilin dyshohet së është kryer edhe vepra penale.

Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, të gjinisë mashkullore dhe janë të moshës madhore.

Personat e arrestuar dyshohet së kanë shfrytëzuar femra për shërbime seksuale, si dhe kanë aranzhuar takime me personat tjerë duke mundësuar prostitucionin.

Hetimet dhe operacioni policore lidhur më ketë raste janë kryer nën mbikëqyrjen dhe autorizimin e prokurorit përkatës, ku me autorizimin e tij personat e ndaluar janë dërguar në qendrën e mbajtjes në ndalim policor për 48 orë, njofton Policia e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›