Arrestohen për vjedhje dy të rinj
Policia e Pogradecit zbulon autorësinë e një serie vjedhjesh në këtë qytet dhe rrethinat e tij, pas denoncimit të shumë pronarëve të lokaleve dhe mjeteve të ndryshme. Dje në mesditë u arrestuan A.C., 17 vjeç dhe Ermir Gora, 20 vjeç, që të dy banorë të fshatit Gështenjas. Policia tha se prej disa muajsh në qytetin e Pogradecit ishte kthyer në problematike vjedhja e lokaleve, automjeteve të ndryshme, por edhe makina të parkuara në rrugë. Mbi bazën e shenjave të gishtërinjve dhe provave të tjera që dy adoleshentët kanë lënë gjatë vjedhjeve, është arritur identifikimi dhe më pas arrestimi i tyre.
Ju.Dh.
Ju.Dh.