Gërdeci, gjykata: Jo ushtarakëve për veçimin e dosjes
Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e ushtarakëve të marrë të pandehur në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, për veçimin e çështjes nga personat që ndodhen në burg. Ushtarakët kërkuan veçim të dosjes nga 4 të pandehurit e tjerë të arrestuar që akuzohen për vrasje masive dhe shkatërrim prone. Kërkesa iu paraqit trupit gjykues nga avokatët mbrojtës në seancën gjyqësore të një jave më parë, me pretendimin se nuk ekziston asnjë provë që ata kanë bashkëpunuar për të kryer këto vepra penale. Sipas arsyetimit të trupit gjykues, të kryesuar nga Ridvan Hado, kërkesa "do ta dëmtonte vërtetimin e fakteve".
Avokati i Mihal Delijorgjit, administratori i fabrikës së demontimit të municioneve "Albademil", i kërkoi trupit gjykues shtyrjen e seancës, pasi klienti i tij po shqyrton mundësinë e gjykimit të shkurtuar. Një tjetër kërkesë u paraqit edhe nga avokati i ushtarakut Shpëtim Spahiu. Ai kërkoi që gjykata të shpallë të pavlefshme kërkesën për gjykim, pasi është dorëzuar jashtë afateve ligjore. Një nga ushtarakët e marrë të pandehur kërkoi që gjykata të shpallë pavlefshmërinë e akteve në dosje. Duke përmendur precedentin "Basha", Ndue Marku tha se gjykata duhet të vendoste për fatin e tij, pasi ai ka të njëjtën pozitë procedurale si ish-ministri i Transporteve i akuzuar për abuzime me rrugën Durrës-Kukës. Gjykata do të shpallë më 10 tetor vendimin për disa nga kërkesat e avokatëve mbrojtës të të pandehurve në gjyqin mbi shpërthimin e fabrikës së demontimit "Albademil". Shumë nga avokatët kërkuan pavlefshmëri të akteve që ndodhen në dosjen e akuzës. Avokati i Ylli Pinarit kërkoi gjithashtu zhvillimin e seancave gjyqësore pa praninë e mediave, me pretendimin se gjatë procesit do të zbulohen sekrete shtetërore.
Kronologjia e seancës së djeshme
1- Gjykata rrëzoi kërkesën e 22 avokatëve për ndarjen e çështjes
2- Avokati i Ylli Pinarit kërkoi që gjyqi të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe kërkoi pavlefshmëri të vendimeve për kontrollin e zyrës
3- Avokati i Mihal Delijorgjit kërkoi që të shtyhet seanca, pasi klienti i tij po shqyrton mundësinë për gjykim të shkurtuar
4- Avokati i Dritan Minxhozit kërkoi pavlefshmërinë e aktit të ekspertimit ekonomiko-financiar dhe seanca të shtyhet për t‘u konsultuar me klientin për gjykim të shkurtuar
5- Avokati i Shpëtim Spahiut dhe Ardian Mullait tha se klientët e tij janë marrë të pandehur tej afateve ligjore
6- Avokati i Armand Tartarit kërkoi pavlefshmërinë e aktit të ekspertimit
7- Avokati i Luan Hoxhës kërkoi pavlefshmërinë e akteve të dërgimit të dosjes në gjykatë
8- Avokati i Agim Lalës kërkoi shtyrjen e gjyqit, pasi ekziston mundësia për gjykim të shkurtuar
9- I pandehuri Ndue Marku kërkoi pavlefshmëri të akteve dhe kërkesës për gjykim dhe pushimin e çështjes ndaj tij. Tha se ish-ministri Gazmend Oketa dhe prokurori Zamir Shtylla kanë penguar shkollimin e tij në SHBA dhe e kanë hequr nga puna
10-Avokati i Zija Bahjes kërkoi pavlefshmëri të aktit të ekspertimit dhe tha se klienti i tij nuk është identifikuar…
11-I pandehuri Fatbardh Kuçi kërkoi pavlefshmëri të aktit të ekspertimit
12-I Pandehuri Jorgo Mino kërkoi pushimin e gjykimit ndaj tij, pasi është marrë në mënyrë të padrejtë i akuzuar nga prokuroria
13-I pandehuri Denis Hajdari kërkoi pavlefshmëri të aktit të ekspertimit
14-I pandehuri Zenun Fero kërkoi pavlefshmëri të akteve të ekspertimit tekniko-ushtarak dhe tha se ekspertët janë pa shkollë
15-Avokati i Juliana Margaritit kërkoi pavlefshmëri të aktit të ekspertimit
16-Avokati i Shoqërisë "Albademil" kërkoi pushimin e gjykimit ndaj shoqërisë