Hetim kirurgut se nuk raportoi në polici plagosjen
Një mjek kirurg i Spitalit të Pukës po hetohet në gjendje të lirë nga policia lokale nën akuzën e moskallëzimit të krimit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve nga policia, mjeku Mustaf Velia, 52 vjeç, ka operuar dy ditë më parë një vajzë 17 vjeçe të plagosur me armë zjarri në këmbë dhe nuk ka lajmëruar policinë se në spitalin e Pukës ndodhej një e plagosur me armë zjarri.
Shtetësja e dëmtuar, 17-vjeçarja K.Brahimi, banuese në qytetin e Fushë-Arrëzit, sipas policisë është plagosur aksidentalisht brenda shtëpisë së saj nga shtetasi Erjon Gjonaj, 18 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Por ngjarja në fjalë është marrë vesh në rrugë operative nga policia vetëm dy ditë pasi kishte ndodhur, pasi si familjarët, ashtu edhe spitali i Pukës, nuk kanë raportuar në polici për ngjarjen.
Me të marrë informacion për çfarë ka ndodhur, drejt qytetit të Fushë-Arrëzit është nisur një grup hetimor i posaçëm nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër. Nga hetimet, grupi hetimor ka arritur në përfundimin se vajza ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbën e majtë, në afërsi të gjurit dhe se ngjarja ka qenë aksidentale. Pas plagosjes, vajza është dërguar në spitalin e Pukës nga babai i saj, Gjon Brahimi, i cili ka kërkuar ndihmën e mjekëve. Në spitalin e Pukës vajza është operuar nga mjeku kirurg Mustaf Velia.
Në lidhje me këtë ngjarje, grupi hetimor që është marrë me ngjarjen ka ngritur tri akuza ndaj mjekut: "moskallëzim krimi", "shpërdorim detyre" dhe "pengim për zbulimin e të vërtetës", pasi sipas policisë detyra e mjekut ka qenë që të vërë në dijeni policinë në rastet kur në spital paraqiten persona të plagosur me armë zjarri apo mjete të tjera. Por akuzat janë hedhur poshtë nga mjeku, i cili është shprehur se nuk është detyrë e tij të raportojë në polici, pasi janë organet përkatëse të cilat duhet të zbulojnë krimin.
A.Hoti