E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vetëvrasjen adoleshentja

Tenton vetëvrasjen në gjendje depresioni një 17-vjeçare nga qyteti i Korçës. Ngjarja ka ndodhur duke gdhirë e mërkura, kur në spitalin e qytetit është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore adoleshentja me inicialet B.S., banore e Lagjes 10 në Korçë. Vajza është helmuar me medikamente mjekësore dhe vetëm ndërhyrja në kohë e mjekëve ka arritur t‘i shpëtojë jetën. Sipas policisë, 17-vjeçarja prej kohësh vuante nga depresioni, i cili ishte shfaqur pas vrasjes së vëllait të saj në vitin 2000. Pas trajtimit mjekësor, 17-vjeçarja e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë që policia po e heton më tej ngjarjen.

Ju.Dh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›