Grinden në pije, plagoset 41-vjeçari
Një grindje e ndodhur gjatë një darke mes të njohurish për pak sa nuk i ka marrë jetën një 41-vjeçari nga qyteti i Beratit. Burime të komisariatit të policisë së këtij qyteti bëjnë të ditur se rreth orës 03:00 të ditës së djeshme është plagosur me thikë 41-vjeçari Luan Merkaj. Ai ishte qëlluar me thikë në bark dhe menjëherë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ekspertët e policisë kanë mësuar, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, se plagosja e 41-vjeçarit, baba i dy fëmijëve, ka ndodhur gjatë një darke të njohurish dhe autori është Ermal Kosova, 24 vjeç. Ai është arrestuar rreth orës 04:30 të mëngjesit.
Mi.H.
Mi.H.