Arrestohen, shoqëronin klandestinët në Greqi
Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për trafik klandestinësh, të cilët do përfitonin një shumë prej 6400 Euro.Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme kanë vënë në pranga Zeni Bektash Nasi, 22 vjeç, nga Përmeti dhe Flerimond Hetem Sulka, 29 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar.Këta shtetas janë kapur në aksin rrugor Përmet Carshovë , duke ndihmuar 8 shtetas nga rrethe të ndryshme të vendit , për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit 800 Euro për person.Në bazë të veprimeve hetimore dhe procedurale rezultoi se autorët e kësaj vepre penale, konkretisht dy shtetasit e arrestuar , do të merrnin nga këta shtetas 6400 Euro.