“Kufijtë detarë” prekin koncesionet private
TIRANE-Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë shkel hapur pikën 1 të nenit 82 të Kushtetutës. Në të thuhet se "propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij". Por, pakti detar i depozituar për ratifikim në Kuvend në formën e projektligjit, nuk përmban një aneks lidhur me fatin e koncesioneve të miratuara nga qeveria shqiptare para ndarjes së kufirit me Greqinë. Gazeta Shqiptare ben te ditur ne numrin e sotem se këto koncesione private që janë licencuar për shfrytëzimin e burimeve biologjike dhe minerare, preken direkt nga kjo marrëveshje. Duke mos pasur një kufi të përcaktuar më parë ekzaktësisht, sikundër pretendohet, ato mund ta kenë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në një zonë që tanimë, në bazë të marrëveshjes, mund t'i përkasë Greqisë. Për pasojë qeveria duhet të shoqëronte projektligjin bashkë me raportin financiar, ku të sqarohej shuma se sa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit prishja e njëanshme e kontratës me këto kompani (pra sa do jetë vlera monetare e kompensimit të tyre). Gjithashtu edhe se sa do të ulen të ardhurat në buxhetin e shtetit nga mosvjelja më e taksave që paguanin më parë këto kompani, aktiviteti i të cilave është cunguar nga kjo marrëveshje. Por në fakt, kjo nuk ka ndodhur.
Pakti
Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga “Gazeta Shqiptare” dhe TVNews24. Gazeta Shqiptare" ka qenë e para e përditshme në vendin tonë që arriti të zbardhë qysh në 26 prill 2009, faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke "Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare". Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë. Fakti i pretenduar do të vërtetohej vetëm pak muaj më vonë nga ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, koloneli Myslym Pasha, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i lauruar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Në 28 shtator 2009, GSH botoi ekskluzivisht studimin prej 117 faqesh të kolonelit Pasha, sipas të cilit, nga kjo marrëveshje cënohej rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë.
Edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.
Në datën 25 shtator, Komisioni Parlamentar i Ligjeve e miratoi këtë marrëveshje. Por, në datën 15 tetor 2009, Parlamenti shtyu pa afat ratifikimin e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë pas presionit mediatik në rritje të "Gazeta Shqiptare", e cila për mbi 8 muaj me radhë po boton fakte dhe dokumente
(d.b/GSH/BalkanWeb)