Arrestohen superhajdutët, tmerr te rrugës “Don Bosko”
Luan Kondi
Tiranë – Dy superhajdutë janë arrestuar nga policia pasi dyshohen për dhjetëra vjedhje në kryeqytet. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se nuk kanë mundur t’i shpëtojnë operacionit “Plazma” Fabjan Laçi, vjeç 21, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan, i dënuar më parë 3 herë për vjedhje dhe D. Ç., vjeç 17, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Arrestimi
Ka qenë arrestimi A. B, vjeç 17 dhe E. P, vjeç 14, ai që ka dërguar forcat policore më pas në gjurmët e dy të sipërpërmendurve. Nga pyetjet e dy vjedhësve të miturve agjentët e Seksionit të Posaçëm Kundër Vjedhjeve të Tjera kanë vazhduar operacionin “Plazma” në drejtim të zbardhjes, dokumentimit ligjor dhe kapjes së autorëve me tendencë vjedhjen e pasurisë. Pas dokumentimit ata kanë ekzekutuar urdhrit të ndalimit, për Fabian Laçin dhe bashkëpunëtorin e tij të mitur. Sipas uniformave blu nga marsi deri në Gusht dy superhajdutët kanë mundur të vjedhin 17 lokale dhe banesa në Tiranë. Grupi vepronte thuajse në të gjitha lagjet e kryeqytetit dhe nuk kursenin madje as orenditë e çmueshme në banesat e qytetarëve. Nga vjedhjet e tyre nunërohen ato në rrugën “Gjergj Legisi”, “Don Bosko”, pallati “Nokaj”, tek ish kombinati “Josif Pashko”, Nish Tulla 3, Rrugën Bogdani, në rrugën “Vangjel Noti”.
Të miturit
Ndodh shpesh që të miturit përdoren për realizimin e mjaft vjedhjeve në vendin tonë vetëm në komunikatën e policisë në të gjitha vjedhjet e realizuara kishte një të mitur. Deri tani më i vogli i vjedhësve të mitur të stërvitur nga të rriturit është D. G., vjeç 13, banues në Tiranë. Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera, mundësuan dokumentimin ligjor dhe identifikimin e autorit të vjedhjes së shkollës “Karl Gega”, në rrugën “Bedri Karapici”, ngjarje kjo e ndodhur me 07.01.2008. Sipas policisë autor rezultoi të jetë i mituri.
Shkatërroi dyqanin e komjuterave, në pranga minoreni
Tiranë - Pasi ka bërë fjalë me pronarin e dyqanit ka shkatërruar një pjesë të mirë të kompjuterave që shërbenin për pjesë këmbimi. Por ngjarja nuk ka kaluar pa u vënë re dhe pasi u kryen veprimet procedurale nga Specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë/Armë e Shkatërrim të Pronës, rezultoi se autor është shtetasi E. Ç., vjeç 16, lindur në Burrel dhe banues në Sauk. “Pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër të moshës 16 vjeç dhe me pas dhe me pronarin e lokalit, është futur në ambientet e sallës së kompjuterave duke dëmtuar me dashje disa pajisje dhe një servis kompjuterash. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të ?shkatërrimit të pronës, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal”, - njofton policia.
2 Shtator 2008