Arrestohen tre për 10 koli cigare

01/04/2005 Shoqërohet shoferi i furgonit të kafes së sekuestruar
TIRANË- Gjatë një aksioni të orëve të fundit, Antikrimi-Ekonomiko-Financiar, Antikontrabanda dhe Policia Tatimore kanë mundur të bllokojnë rreth 10 koli me cigare dhe një ton kafe kontrabandë. Burime nga Antikrimi Ekonomik në policinë e kryeqytetit thanë dje se dy operacionet ishin të koordinuara nga zyra qendrore në Ministrinë e Rendit Publik, nga të cilat është mbledhur informacion i rëndësishëm për kalimin e këtyre mallrave në rrugë kontrabandë. Më konkretisht, burimet policore bënë të ditur se, rreth orës 11.00 të ditës së djeshme, pranë stacionit të trenit në Tiranë janë arrestuar tre persona si pronarë të rreth 10 kolive të cigareve, ku mes tyre dy ishin bashkëshortë, ndërsa personi i tretë ishte një fqinj i tyre. Kështu janë vënë nën pranga Engjëll Ashimi dhe gruaja e tij, Bukurie Spahimi, e cila mban mbiemrin e familjes së saj para martesës. Gjithashtu është arrestuar edhe Muharrem Spahi, i cili dispononte thuajse gjysmën e kësaj sasie cigaresh. Burimet e Antikrimit Ekonomik thanë se paketat e bllokuara ishin të llojeve të ndyshme, ku mes tyre përmenden "Karelia Slims”, “Marlboro”, “Ë---inston”, etj., ndërsa nga informacionet e deritanishme mësohet se, bashkëshortët dhe personi tjetër e kishin gjetur tregun thuajse dy vite më parë. Këtë aktivitet, sipas burimeve policore, ata e ushtronin falë një ndihme të madhe nga disa persona publikë që, aktualisht, janë pronarë të disa pikave të shumicës në të gjithë vendin. Sasia e cigareve u transportua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku, tashmë do t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga ekspertët përkatës.
Bllokimi i kafes
Ndërkaq, Policia Tatimore në bashkëpunim me specialistët e Antikrimit Ekonomik në Tiranë ka bllokuar dje në mëngjes rreth orës 09.00, një ton kafe që nuk ishte shoqëruar me faturat e duhura. Në një prononcim për mediat, drejtori i Policisë Tatimore të Tiranë, Artur Duçkallari, tha se furgoni u ndalua në afërsi të tregut ushqimor, pranë ish-fabrikës së miellit. Shoferi i furgonit, sipas burimeve policore, ka paraqitur një faturë që, sipas Policisë Tatimore e ka siguruar rrugës, ku thuhej se firma shitëse e kafesë është nga Malësia e Madhe dhe kafeja ka destinacion tregun e lirë. Policia Tatimore është shprehur dje se dyshon në origjinalitetin e kësaj fature dhe se do të bëjë verifikimet e duhura. Shoferi i furgonit, emri i të cilit ende nuk është publikuar nga policia, për momentin është shoqëruar në policinë e Tiranës. Nga ana tjetër, furgoni me një ton kafe u bllokua në policinë tatimore, derisa të verifikohen informacionet nga Malësia e Madhe, nga ku është nisur, ndërkohë që burimet e policisë thanë dje se, paraprakisht dyshohet se "kemi të bëjmë me një transport krejtësisht ilegal e kontrabandë të kafesë, e cila mendohet se vjen nga Mali i Zi e më pas shpërndahet në Tiranë, Durrës, Elbasan e Korçë". Gjithsesi priten verifikimet përfundimtare për konkluzione të sakta.