E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunon kushërirën arrestohet

01/04/2005  E shoqëroi për të takuar burrin në burgun e Lushnjës

TIRANË- Një 38-vjeçar nga fshati Pëllumbas i Tiranës përdhunon kushërirën e tij 33-vjeçe, pasi e kishte shoqëruar atë të takonte burrin në burgun e Lushnjës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Komisariatit numër 2, efektivët e të cilit kanë kryer arrestimin e përdhunuesit, pesë ditë pasi ai kishte kryer aktin e dhunshëm. Më konkretisht është vënë nën pranga Bajram Shatri, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Pëllumbas, rreth 10 kilometra në të dalë të Tiranës, i cili është cilësuar nga vetë kushërira e tij 33-vjeçe, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arye etike, si autor i ngjarjes së rëndë që ka ndodhur te stacioni i trenit në Vorë. Burimet nga Komisariati numër 2, u shprehën se ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 25 mars, në një nga rrugicat e stacionit të trenit në Vorë, ku Shatri parkoi makinën dhe kreu aktin e dhunshëm. Sipas policisë, kushërira e tij i kishte kërkuar atë ditë ta shoqëronte për në burgun e Lushnjës, në fshatin Kosovë, ku ai ndodhet aktualisht. Aty ajo do të takonte bashkëshortin e saj, për të cilin tashmë është marrë vendimi nga Gjykata e Tiranës dhe është dërguar në atë burg. Pas takimit, ata morën rrugën për t’u kthyer në shtëpi dhe gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, Shatri i kishte kërkuar asaj të kryenin marrëdhënie seksuale. Mirëpo ai hasi në kundërshtimin e kushërirës, e cila nuk kishte mundësi të largohej. Ulërimat nuk e shpëtuan gruan fatkeqe, e cila në momentin e parë kur pa disa njerëz, kërkoi ndihmë dhe arriti të largohej nga makina. Me një furgon të rastit ajo vjen në Tiranë dhe bën denoncimin në Komisariatin numër 2, dhe prej datës 25 mars të këtij viti përdhunuesi u shpall në kërkim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›