Kapet me 1 kg drogë, i hiqet liria për 12 vjet
01/04/2005 TIRANË- Kapet me 1 kg drogë dhe dënohet nga gjykata me 12 vite burg. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje të pandehurin Grigor Boçari, pas kërkesës së bërë nga prokurori i çështjes. Për gjykatën, i pandehuri duhet të deklarohet fajtor, pasi ka konsumuar të gjitha elementët e veprës penale. Boçari u kap në flagrancë nga policia e antidrogës me 1 kg lëndë narkotike. Para gjykatës është mbrojtur me faktin se nuk e ka patur mallin e tij dhe se dikush ia ka dhënë si pako për ta dërguar te një mik i vjetër. Boçari është shprehur se nuk e ka ditur çfarë fshihej brenda pakos dhe këtë gjë e mësoi vetëm kur u kap nga policia. Është ndaluar me makinën e tij pak momente pasi doli nga shtëpia. Me anë të avokatit mbrojtës pretendoi të ndryshonte kualifikimin e veprës penale. Por një gjë e tillë nuk u pranua nga akuza.