E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvenesi amerikan, Elliot Hengel pershendet anetaresimin e Shqiperise ne NATO

 Washingtone, 2 prill, 15:07, NOA - Ligjvënësi amerikan Elliot Engel, një nga anëtarët kryesorë të Komisionit të Jashtëm të Kongresit dhe kryetar i Grupit për Çështje Shqiptare në Kongres, s përshëndet Shqipërinë për anëtarësimin në NATO. 

Në një deklaratë të zyrës së tij thuhet se zoti Engel përshëndet Shqipërinë për marrjen e vendit të merituar në NATO, përkrah vendeve të tjera demokratike anëtare të Aleancës. “Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, dikur një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej një ditë anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë”, - thuhet në deklaratën e zotit Engel.

Sipas tij, Shqipëria, që ka çuar trupa të Irak, Afganistan dhe Bosnje, ka marrë tashmë përgjegjësitë si anëtare aktive e NATO dhe një partner europian tek i cili mund të mbështetesh. Anëtarësimi i saj në NATO është një tjetër fakt që tregon për kontributin e saj pozitiv ndaj sigurisë. Zoti Engel ka qenë autori i rezolutës që miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në nëntor të vitit 2003, ku kërkohej anëtarësimi në NATO i vendeve të Kartës së Adriatikut, si Shqipëria dhe Kroacia.

s.v/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›