Arrestohen tre të rinj për vjedhje në bashkëpunim
Mirditë Policia e Mirditës ka arrestuar dje 30-vjeçarin, Miklovan Marena, nga Rrëshen i rrethit Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, 33-vjeçarin Bashkim Dedaj, nga fshati Malaj i rrethit Mirditë dhe me banim në Fushë-Mamurras të rrethit Kurbin, si dhe 41-vjeçarin Zef Marku, nga fshati Derven i rrethit Krujë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Mirditës, mësohet se arrestimi i tyre është bërë për arsye se me datë 24.03.2011, në qytetin e Rrëshenit, në magazinën e 45-vjeçarit A.Kocja, kanë vjedhur një gjenerator, një gur fresibël, si dhe një sasi kabulli elektrik. Policia e këtij rrethi, në cilësinë e provës materiale, ka sekuestruar dy gjeneratorë elektrik të markës Honda, një sasi prej tetëdhjetë metra linearë kabull elektrik, një gurë fresibël, një automjet tip Benz me targa KR 8492 A, në pronësi të shtetasit Zef Marku, automjet i cili shërbente për transportimin e materialeve të vjedhura.