Arrestohen tre të rinjtë që masakruan taksistin 60-vjeçar
Policia e Korçës ka vënë në pranga tre të rinjtë që masakruan një taksist për qëllime grabitjeje. Tre të rinj nga Korça: Mateo Dinella 24 vjeç, Begator Mustafa 21 vjeç dhe Enton Pate 22 vjeç, u arrestuan dje gjatë një operacioni të policisë. Ata ishin fshehur në një shtëpi të braktisur, ku kishin improvizuar një dhomë si strehim të fshehtë, por policia ka mundur t‘i identifikojë dhe të zbulojë vendndodhjen e tyre. Ata akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur rëndë në kokë dhe më pas kanë grabitur shtetasin Agron Perlati, kur ky i fundit ka qenë gjatë shërbimit të tij si taksist. Ata e kanë kërkuar taksinë si klientë dhe më pas e kanë çuar 60-vjeçarin në një lagje periferike, ku e kanë plagosur rëndë me gurë në kokë dhe i kanë grabitur një shumë parash dhe mjetin. Të tre të arrestuarit janë dënuar edhe më parë për vepra të ndryshme penale dhe njihen prej policisë si përdorues droge.
J.Dh.
J.Dh.