Plagoset me thikë pensionistja.
Një grua 63-vjeçare është plagosur aksidentalisht teksa ka qenë me një thikë në dorë dhe ka rrëshqitur mbi të. Ngjarja e dyshimtë ka ndodhur dy net më parë në Tiranë, ndërkohë që policia ka bërë dokumentimin ligjor të saj. Sipas të dhënave policore, e plagosura është K.Kajani, 63 vjeçe, për të cilën ka njoftuar spitali, kur ajo është dërguar e gjakosur për ndihmë mjekësore. Menjëherë shërbimet e Komisariatit Nr.2 kanë marrë kontakt me familjen e 63-vjeçares, të cilët kanë deklaruar se ajo ka qenë duke punuar në kuzhinë dhe në dorë ka pasur thikën. Gruaja ka rrëshqitur në pllaka dhe ka rënë mbi thikë, duke u plagosur.