E Diel, 1 Nëntor 2026

"Eagle Mobile" thyen rekordin me ofertat

Me ofertën më të fundit të "Eagle Mobile", të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të thyejnë rekorde të reja në thirrjet e tyre telefonike, për të uruar sa më shumë të afërm dhe miq në festat e fundvitit. Në këtë prag-festash, kur dihet se gjithkush dëshiron të shtojë ndjeshëm komunikimin në celular, "Eagle Mobile" ka menduar të lehtësojë më tej komunikimin për të gjithë abonentët e saj me parapagesë. Kompania më rinore në Shqipëri ka dëshmuar edhe një herë se di të surprizojë çdo abonent të saj, duke ju përgjigjur nevojave të tyre themelore të komunikimit. Më 29 nëntor, "Eagle Mobile" lançoi ofertën më të re, që i mundëson çdo abonenti "Eagle" me parapagesë të përfitojë telefonata falas pa limit brenda rrjetit "Eagle Mobile", si dhe 20 minuta falas drejt operatorëve të tjerë kombëtarë. Abonenti duhet të kryejë regjistrimin, duke dërguar një SMS në numrin 55200, me tekst "Rekord", ose çfarëdo fjale tjetër, përveç Balanca. Minimumi i kreditit që duhet të ketë abonenti në llogarinë e tij është 500 lekë. Oferta është e vlefshme për 7 ditë nga momenti i aktivizimit, ndërkohë që për ta riaktivizuar ofertën abonenti duhet të presë afatin e përfundimit. Gjendja e minutave falas në llogari të përfituesit mund të kontrollohet duke dërguar një SMS (falas) me tekst "Balanca" te numri 55200. Minutat falas për linjat kombëtare mund të konsumohen drejt numrave të operatorëve fiks, apo operatorëve të tjerë celularë sipas nevojës apo dëshirës. Pas 30 sekondave të para të çdo telefonate, konsumi i minutave falas drejt linjave kombëtare përllogaritet për çdo 10 sekonda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›