E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 15- vjeçari, akuzohet për armëmbajtje pa leje



Elbasan - Një 15-vjeçar u arrestua dje në flagrancë, nën akuzën për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Burime të Policisë lokale bënë të ditur për gazetën “Albania”, se “mëngjesin e djeshëm u arrestua në flagrancë adoleshenti me iniciale A. H., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Katund i Ri, iu gjet dhe sekuestrua nën cilësinë e provë materiale, një pushkë model 56, 1100 fishekë model 56 dhe një pistoletë e tipit TT, pa fishekë. 15-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Elbasanit, në pritje të hetimit për veprën penale “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›