E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të hynin të armatosur dhe të maskuar në bankë, plagosin rojën se nuk e lejoi

Tre persona me armë dhe maska donin të grabisin filialin e një banke ne Has. I lënduari Fadil Lushi u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Luan Kondi

Has – Një person i armatosur dhe i maskuar ka tentuar të vjedhë një bankë, por është përballur me rojën, të cilin e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Krumës kur një person i armatosur dhe i maskuar tentoi të hynte në ambientet e brendshme të degës së Raiffeisen Bank.
Ngjarja
Mësohet se autori ka hasur në rezistencën e rojës së bankës, Fadil Lushaj. Ai ka reaguar menjëherë duke qëlluar me armë rojën, i cili mbeti i plagosur. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se për agjencinë e lajmeve NOA se autori i armatosur qëlloi në ajër me armë zjarri, duke shkaktuar plagosjen e rojës, Fadil Lushaj, i cili ka tentuar ta ndalojë atë”. Sipas policisë personi u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa forca të shumta policie mbërritën pranë bankës për të bërë këqyrjen e provave. Ndërkohë roja Fadil Lushaj u transportua në spitalin e Kukësit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Autori i cili tentoi të vidhte bankën vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë së rrethit ende nuk është identifikuar nga policia e cila ka nisur hetimet. Grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, por sipas deklarimeve të autore autori ka qenë i maskuar dhe nuk kanë dhënë detaje fizike të tij.
Rastet
Më 17 prill 2009 u grabitet një filial banke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet kur një person i paidentifikuar me armë pasi ka kërcënuar punonjësit e bankës ka grabitur 8 milion lekë të vjetra nga sporteli. Në një njoftim të vetë bankës u tha se autori i maskuar ka kërcënuar punonjësit, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar, por disa dëshmitarë okularë kanë rrëfyer se autori nuk ka qenë i maskuar. Sipas burimeve policore grabitësi ka shmangur kamerat e sigurisë çka shton dyshimet se kishte dijeni për mungesën e rojeve dhe pikat e dobëta të pajisjeve të sigurisë. Pasi ka marrë paratë grabitësi ka dalë nga një derë e dytë e filialit të bankës nga ku mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Më 26 dhjetor 2008 u grabit një filial i një banke të njohur në Laprakë. Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë paratë e sportelit. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, pa bërë dot të mundur kapjen e tyre. Fatmirësisht nga kjo ngjarje asnjë nga klientët apo stafi i degës së bankës nuk është plagosur apo dëmtuar.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›