E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar pasi nuk kishte patentë, arrestohet i riu



Kavajë– Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi nuk i ndaloi patrullës teksa udhëtonte me automjet. Piro Zaka, 20-vjeç, banues në fshatin Metaj, komuna Libofshë e Fierit u prangos dje pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me targa AB 04074, në rrugën kryesore në afërsi të dy urave, i është dhënë shenjë ndalimi nga patrulla e policisë rrugore, por ai nuk ka ndaluar.
Menjëherë pasi konstatuan se 20-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, uniformat blu u vunë në lëvizje për ta identifikuar dhe kapur atë. Burime zyrtare nga policia e Kavajës thanë për gazetën “Albania” se automjeti që drejtohej prej Zakës u gjet i braktisur në fshatin Gosë të Vogël. Policia bëri të mundur dhe kapjen e të riut në kodrat e fshatit Gosë. Sipas policisë ai kishte refuzuar urdhrin e policisë për të ndaluar pasi nuk posedonte patentë. Ndaj u mor masa e arrestit për veprën penale të “mos bindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe të “drejtimit të mjetit pa dëshmi aftësie”.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›