E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, bastiset banesa e një emigranti, policia në kërkim të autorëve



Krujë – Bastiset banesa e një emigranti, nga persona ende të panjohur nga policia e cila ka nisur hetimet. Vjedhja është konstatuar dje në lagjen nr. 1 në Krujë ku sipas policisë persona te panjohur kanë thyer xhamat e dritares së banesës së 40-vjeçari Kastriot Derveni. Pronari i banesës së vjedhur prej gjashtë muajsh bashkë me familjen ndodhen në Greqi. Burime nga policia thanë për gazetën “Albania” se nga veprimet e para hetimore rezulton se persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e dritares së shtëpisë dhe kane vjedhur dy televizorë “plazma” një magnetofon me vlerë 200 mijë lekë. Policia ka administruar provat e lanë nga autorët në vendin e ngjarjes me qëllim identifikimin e tyre. Sipas policisë dyshohet se autorët e vjedhjes kishin dijeni për mungesën e banorëve në apartament dhe kanë ndërhyrë për të realizuar vjedhjen.

15 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›