E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 21-vjeçari, “çmontonte” automjetet

30/05/2009  I gjenden materialet e vjedhura

Elton Beluli, 21 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, u ndalua nga policia e Korçës si person i dyshuar për vjedhjen e automjeteve. Ai zhvishte mjetet motorike nga kasetofonat, bokset dhe sendet e tjera që gjente në ambientet e brendshme të makinave. Ndërkaq mësohet se ky shtetas ka vjedhur tre automjete, me targa KO 59 55 B, KO 29 38 B dhe automjetin me targë TR 91 27G. Informacioni i mësipërm është bërë i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Policisë në qarkun e Korçës, të cilat saktësuan se ndaj këtij shtetasi tashmë janë kryer veprimet procedurale për veprën penale “të vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, ndërsa dosja i ka kaluar Prokurorisë së rrethit Korçë për hetime të mëtejshme. Lidhur me këtë informacion burimet në fjalë theksuan se ndalimi këtij shtetasi u bë i mundur fal punës së bërë nga Seksioni i Hetimit të Krimeve kundër Pronës. Shtetasi Elton Beluli tashmë rezulton si autori i tri ngjarjeve që kanë të bëjnë me vjedhjen e pajisjeve të automjeteve. Ndërkohë burimet policore kanë detajuar gjithë aktivitetin e 21- vjeçarit. Sipas policisë, ky shtetas ka vjedhur automjetin tip “BMW” me targë Ko 5955 B, në pronësi të shtetasit Erion Liko, ngjarje kjo e ndodhur në datën 28.05.2009, kur këtij automjeti iu vodhën kasetofoni dhe bokset. Po gjatë kësaj ditë Beluli ka mundur të realizojë edhe dy vjedhje të tjera. Hetimet e kryera kanë treguar se ai është vjedhës edhe i automjetin tip “Benz” me targë KO 2938 B, në pronësi të shtetasit Dritan Pasholli, ku sërish edhe këtij automjeti iu vodhën bokset. Ndërkohë ai kishte vjedhur edhe mjetin tip “Fiat” me targë TR 9127 G, në pronësi të shtetasit Ignad Trebicka, ku në këtë automjet u vodh një trapan elektrik dhe bokset. Veç sa më sipër policia e Korçës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një trapan elektrik, i cili dyshohet të jetë vjedhur nga shtetasi i mësipërm, ku në ngarkim të tij tashmë janë kryer veprimet procedurale. Vepror Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›