Shkatërrohet banda e hajdutëve, 7 persona bien në prangat e policisë
14/11/2009 Operacioni policor “Çmontimi 2”
KAVAJE- Policia e Kavajës ka organizuar dje një operacion të koduar “Çmontimi 2”, i cili u finalizua me arrestimin e shtatë personave të akuzuar për një sërë vjedhjesh të automjeteve të kryera në kohë dhe vende të ndryshme të Shqipërisë. Fatmir Marku, 23 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, Bledi Zefi, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Vau i Dejës, Elidon Sokoli (Marku), 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Irena Boduri, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Shupenzë Dibër u kapën dje në flagrancë në segmentin rrugor Golem-Kavajë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha e vende të ndryshme, dyshohet se kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete të vendit. Gjithashtu policia po dje ekzekutoi urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, edhe për tre persona të tjerë, të dyshuar si bashkautor në vjedhjet e automjeteve, të cilët u kapën në banesat e tyre, të ndodhura në Shllak, Toplan-Thermë të qytetit të Shkodrës. Ata janë shtetasit Nikoll Delijaj, 30 vjeç, Kujtim Fermasi, 35 vjeç, dhe Alfred Krepi, 44 vjeç. Sipas policisë, dyshohet se ky grup në Rrogozhinë kanë tentuar të vjedhin automjetin tip Benz, me targa KJ 0687 A, në pronësi të një shtetasi. Gjithashtu rezulton se ata kanë vjedhur edhe automjetin tip BMV, me targa të huaja BC 695 CG, në pronësi të një shtetasi. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se automjeti tip BMV, me targa EL 1227 C, dyshohet të jetë vjedhur në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë, është dokumentuar implikimi i tyre i shtrirë në tre vjedhje të automjeteve në Tiranë, në 4 vjedhje automjetesh në qytetin e Durrësit, në 4 vjedhje automjetesh në qytetin e Elbasanit, 4 vjedhjesh automjetesh në qytetin e Fierit, 2 vjedhje automjetesh në qytetin e Shkodrës. Këto shtetas, dyshohet se i realizonin vjedhjet e automjeteve duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, gjatë orëve të vona të natës, aktivitet kriminal i shtrirë në qytetet e ndryshme të vendit, duke i çmontuar më pas e ndryshuar numrat e shasisë së automjeteve të vjedhura.
Grabitjet e kryera
• Tiranë, 3 vjedhje
• Elbasan, 4 vjedhje
• Durrës, 4 vjedhje
• Fier, 4 vjedhje
• Shkodër, 2 vjedhje