E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 25-vjeçari rom, fshehu në banesë 3.2 kg marijuanë



GJIROKASTËR – Lënda narkotike e Lazaratit ka filluar të hidhet në treg, ku edhe mbrëmjen e dy ditëve më parë është bllokuar një sasi lënde narkotike, e gatshme për tu trafikuar, ndërsa një 25-vjeçar ka rënë në pranga. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bëjnë të ditur se, të enjten në mbrëmje, rreth orës 23.30, specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës në këtë drejtori kanë bërë arrestimi në flagrancë të shtetasit Elton Veli Kanani, lindur dhe banues në Berat (shtetas rom). Sipas tyre, “arrestimi i Kananait është bërë pasi, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, është ushtruar një kontroll në banesën e shtetases Liri Bregu (shtetases rom), me banim në lagjen Zinxhira të qytetit jugor. Në përfundim të operacionit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë. Nga deklarimet e marra nga kjo shtetase rezultoi se këtë lëndë narkotike e kishte lënë në banesën e saj shtetasi i lartpërmendur. Menjëherë pas dëshmisë së Bregut, policia prangosi Elton Kananin si dhe sekuestroi lëndën narkotike në cilësinë e provës materiale. Burimet e policisë vendore pohojnë se po punohet në bashkëpunim me prokurorinë për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale. Ndërsa 25-vjeçari Kanani akuzohet për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”. Disa ditë më parë u kap në aksin Tepelenë-Përmet një sasi prej 116 kg lëndë narkotike, si dhe përfundoi në pranga një shtetas. Droga dyshohet se ishte blerë në Lazarat dhe ishte nisur me destinacion drejt Tiranës

18 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›