Henri Tomei, fijet që e lidhin me “Klanin e Zemunit”
Tomei, ortak me familjarët e zyrtarëve më famëkeq të Beogradit. Firma e tij, “Evdin ltd”, ndërhyri te “MEICO” duke rritur fiktivisht çmimin
Habjon Hasani
Henri Tomei, pronar i firmës “Evdin ltd” (e regjistruar në Qipro, me seli në Bosnjë), është i lidhur në biznesin e armëve me të afërm dhe familjarë të zyrtarëve më të lartë të regjimit të Sllobodan Milosheviçit. Tomei është zyrtarisht pronar edhe i firmës “BT International”, e cila rezulton aksionare në fabrikën e municioneve “Tara” në Malin e zi së bashku me firmat, por dhe aksionet private të disa prej njerëzve më të afërt të regjimit të Milosheviçit. Ndërsa në Shqipëri firma e Tomeit (Evdin ltd) u bë shkaktare e skandalit të fishekëve, falë dyshimeve mbi lidhjen Pinari-Tomei, duket se zoti Tomei nga ana tjetër rezulton edhe ortak i familjarëve të ish-krerëve më famëkeq të regjimit të Milosheviçit.
Lidhja “Tara”
Në kohën e regjimit të Titos në Mojkovac të Malit të Zi u ndërtua një nga fabrikat më të mëdha në rajon të prodhimit të municioneve luftarake e quajtur “4 Nëntori”. Në mesin e viteve ‘90 qeveria malazeze vendosi privatizimin e kësaj fabrike, ku aksionarja më e madhe ishte qeveria e Malit të Zi (me 34 për qind të aksioneve) pastaj vinte firma “BT International” e Tomeit (me 31 për qind të aksioneve), ndërsa e treta në radhë vinte “Krushik Valjevo” (me 19.6 për qind), ose fabrika më e madhe e armatimeve në Serbi me qendër në “Novi Sad”, në të cilën zotërojnë aksione ish-krerët më të lartë të regjimit të Milosheviçit. Por përveç aksioneve që kanë në firmën “Tara” nëpërmjet ortakes “Krushik Valjevo”, duket se disa familjarë të zyrtarëve famëkeq të regjimit të Milosheviçit kanë dhe aksione nominale në emër të tyre. Ky fakt është përmendur dhe në disa artikuj të medias boshnjake dhe asaj serbe, por një kërkim i “Albania”-s në faqen elektronike të biznesit në Mal të Zi tregoi se aksionarë të kompanisë “Tara” rezultojnë çuditërisht dhe persona me mbiemrat Stanishiç, Kovaçeviç, Markoviç, Deliç, Kuzhman etj.
Ortaku Tomei
Ndonëse në mediet serbe dhe boshnjake është përmendur fakti se në fabrikën “Tara” fshiheshin interesat e zyrtarëve të Milosheviçit, sot të paktën ekziston dhe një dokument që minimalisht lidh dhe mbiemrat e tyre. Tomei së bashku me qeverinë malazeze përfaqësojnë “pjesën e luanit”, ndërsa sipas mediave boshnjake ka një person që lidh Tomein dhe fabrikën “Tara” me Shqipërinë. Ai quhet Adnan Sarajliç dhe ka qenë përfaqësues i firmës “Evdin ltd” në Bosnjë. Ka qenë pikërisht personi që vinte e firmoste kontratat mes “MEICO”-s dhe “AEY”-së duke u futur si ndërmjetës me firmën “Evdin ltd”, në pronësi të Tomeit. Prokuroria shqiptare ka gjetur në dokumente firmën e tij mbi dokumentet dhe kontratat e shitjeve, ndërsa revista “DANI” në Bosnjë ka shpjeguar më mirë dhe lidhjen Sarajliç-Tomei me fabrikën “Tara”.
“Adnan Sarajliç dhe Henri Tomei, si ortakë të vjetër, bashkëpunuan për privatizimin e fabrikës ‘Tara’ në Malin e Zi. Por ndërsa Tomei arriti me 6 milionë e 500 mijë euro të merrte fabrikën, ai i sugjeroi Sarajliçit të kthehej në Bosnjë dhe të menaxhonte firmën e tij ‘Evdin ltd’. Sipas Tomeit Sarajliç, ishte më efikas në Bosnjë, pasi do t’i përdorte më kollaj lidhjet e tij për të siguruar tregun për shitjen e prodhimeve të fabrikës ‘Tara’”, - shkruante pak javë më parë “DANI”, e cila i referohej burimeve policore boshnjake.
Kriminelët serbë, që dyshohet se kanë aksione në fabrikën “Tara”
Milan Kovaçeviç (Miko)
I lindur në krahinën e Prijadorit në pjesën serbe të Bosnjës. Ai ka shërbyer si zëvendëspresident i stafit për zgjidhjen e krizës së Prijadorit. Është dënuar në Hagë për krime kundër njerëzimit dhe kundër popullsisë myslimane të Bosnjës. Ai u arrestua në vitin 2000 nga forcat speciale të NATO-s pasi punonte me identitet të rremë si drejtor në një spital të Prijadorit. Kovaçeviç ka qenë mik i ngushtë i Jovica Stanishiç.
Jovica Stanishiç
Ish-shefi i policisë sekrete të Sllobodan Milosheviçit. Realisht ka qenë numri 2 i pushtetit të tij dhe “perandori” i botës së nëndheshme të kriminalitetit serb dhe i shërbimeve të fshehta. Ka qenë shumë aktiv në pushtimet dhe luftërat e zhvilluara në ish-Jugosllavi dhe ka dirigjuar të gjitha forcat dhe gjeneralët serë gjatë pushtimeve dhe masakrave. Pas rënies së regjimit të Milosheviçit ai ra dakord me autoritetet për t’u dorëzuar në Hagë. Sot vuan dënimin për krime kundër njerëzimit. Nuk ka pranuar asnjë akuzë.
“Krushik Valjevo”
Është fabrikë armësh në Novi Sad në Serbi, ku disa aksione kontrollohen direkt nga Marko Milosheviç, i biri i ish-diktatorit serb. Sipas mediave investigative serbe, në këtë fabrikë kanë aksione krerët më të lartë dhe më të rëndësishëm të regjimit të Milosheviçit. Kjo fabrikë ka qenë “kërthiza” e prodhimit dhe e furnizimit të ushtrisë serbe gjatë viteve ’90, ku Serbia kreu rreth pesë luftëra në rajon.
18 Tetor 2008