Procedurat e reja për marrjen në pronësi të pasurive të lëna si garanci
Udhëzimi i ri për shlyerjen e kredive shtetërore, kush preket. Debitorët nuk mund të kryejnë veprime në Hipotekë pa shlyer borxhet
Laureta Rryçi
Tiranë - Udhëzimi më i fundit i qeverisë mbi kreditë shtetërorë të pashlyera ka përcaktuar procedura të reja për rimarrjen e pasurive për të gjithë ata që e kishin lënë si garanci pasurore. Këtij udhëzimi pritet t’u nënshtrohen të gjitha pasuritë e lëna si garanci ose jo nga debitorët e Agjencisë së Trajtimit të Kredive, të cilat kalojnë në pronësi të saj si pronë shtetërore, pasi nuk janë shitur në ankandet e zhvilluara nga përmbaruesi gjyqësor në zbatim të procedurave ligjore për ekzekutimin e detyrueshëm të detyrimit. Agjencia e Trajtimit të Kredive do të përgjigjet vetëm për procedurat e marrjes në pronësi të administrimit të sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme deri në momentin e kalimit të dosjeve përkatëse në Drejtorinë e Administrimit dhe shitjes së Pronës Shtetërore ose transferimit kapital të tyre. Si rregull i përgjithshëm, propozimi për marrjen në pronësi të sendit, përmbaruesi gjyqësor e dërgon në Drejtorinë e Përgjithshme të ATK-së me vlerën e ankandit të dytë dhe të dhëna të tjera të evidentuara në procesverbalin e sekuestros dhe zhvillimin e ankandeve për sendin. Në të gjitha rastet ky propozim duhet të jetë i shoqëruar me dokumentacionin e plotë të pronësisë të lëshuar nga ZVRPP-të përkatëse për sendet e paluajtshme dhe për sendet e luajtshme nga DSHPTRR.
Zëvendësimi
Për marrjen në dorëzim të sendit, punonjësi i ATK-së, që është i autorizuar për të kryer veprimet përkatëse, mban një procesverbal me përmbaruesin gjyqësor, i cili është i detyruar ta dorëzojë sendin të lirë si nga debitori, ashtu dhe nga çdo posedues tjetër. Gjithashtu personi i autorizuar, sipas rastit, bën aplikimet përkatëse në ZVRPP ose në DRSHTRR, për të marrë aktin e pronësisë, pasi përmbaruesi gjyqësor të ketë dërguar një kopje të vendimit përkatës në këto institucione. Pas përfundimit të procedurave për marrjen në dorëzim të sendit, plotësohet dosje e veçantë me dokumentacionin e plotë tekniko-ekonomiko-ligjor, një kopje e së cilës arkivohet në dosjen e debitorit. Pas sistemit të dokumentacionit të mësipërm, me urdhër të veçantë të Drejtorisë së ATK-së, bëhet regjistrimi i vlerës së sendit, si edhe sistemimi i detyrimit në kontabilitet. Më tej, pas kontabilizimit të pronës, ATK-ja, kundrejt vlerës së shlyerjes së detyrimit të ristrukturuar, i propozon debitorit kthimin e sendit të marrë në pronësi, nëpërmjet një kontrate shkëmbimi me të. Debitori duhet të kthejë përgjigje brenda 30 ditëve nga data e njoftimit. Nëse debitori refuzon propozimin ose nuk jep përgjigje brenda afatit të mësipërm, sendet e marra në pronësi prej ATK-së kalohen për shitje të Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronës Shtetërore.
Detyrimi
Debitori ka të drejtë të kërkojë ristrukturimin e detyrimit sipas lehtësirave që parashikohen në vendimin e Këshillit të Ministrave “vetëm një herë”, pavarësisht nga faza e trajtimit në të cilën ndodhet. Në rast se debitori nuk u përmbahet kushteve të marrëveshjes së re të lidhur, kërkohet likuidimi në rrugë ligjore i detyrimit të kontabilizuar në ATK. Debitori që kërkon zëvendësimin e debitorit dhe kolateralit duhet të ketë likuiduar 40 për qind të detyrimit të transferuar. Ky kusht duhet të plotësohet pas miratimit të zëvendësimit të debitorit në parim dhe para nënshkrimit të kontratës për zëvendësimin e debitorit. Debitori i ri duhet të paguajë 20 për qind të detyrimit të mbetur para nënshkrimit të kontratës për zëvendësimin e debitorit.
Procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e kolateralit
Kur vlera e pasurisë së re, mbi të cilën do të vendoset barra hipotekore, është më e lartë se vlera e pasurisë ekzistuese të vënë në garanci dhe i pasurisë së re mbi të cilën do të vendoset barra hipotekore, bëhet nga ekspertë të licencuar për vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Debitori, përpara miratimit të zëvendësimit të kolateralit, duhet të arkëtojë jo më pak se 20 për qind të detyrimit të mbetur. Kërkesa për zëvendësimin e kolateralit shqyrtohet nga strukturat e ATK-së dhe pasi të miratohet në parim nga drejtoria e saj, kërkohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e këtij veprimi. Pas paraqitjes së dokumentacionit të pronësisë për pasurinë që do të hipotekohet, të lëshuar nga ZVRPP dhe raport vlerësimeve për pasuritë e hipotekuara dhe atyre që do të hipotekohen, drejtoria e ATK-së me propozim të strukturave përkatëse vendos përfundimisht të kryhet ose jo ky zëvendësim kolaterali. Për pasuritë që do të vendosen si garanci e re, për kredinë e marrë, hartohet kontratë hipotekimi përpara noterit ku duhet të nënshkruajnë edhe anëtarët madhorë të familjes. Çlirimi i barrës hipotekore për pasuritë ekzistuese të vënë garanci do të bëhet vetëm kur ZVRPP-ja të jenë bërë shënimet dhe të jetë lëshuar dokumenti përkatës që vërteton ngarkimin me barrë hipotekore të pasurisë së re.
Rastet me vendim gjykate
Çdo debitor për të cilin ka dalë vendim gjykate “Për lëshim urdhër ekzekutimi”, pavarësisht nëse është dërguar ose jo për ekzekutim të detyrueshëm në Zyrën e Përmbarimit, përfiton lehtësira vetëm në rast parapagimi të një vlere më të vogël se 7 për qind të detyrimit të përcaktuar në urdhrin e ekzekutimit, apo kur mungon këto, të detyrimit të llogaritur deri në datën e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit. Kur debitori ka vazhduar të shlyejë vlera monetare pas daljes së “urdhër ekzekutimi”, këto vlera zbriten nga detyrimi i ri financiar që ka huamarrësi sipas kontratës së ristrukturuar.
Kushtet e reja
Debitorëve që u kanë përfunduar procedurat e shitjes së kolateralit dhe janë sërish debitorë të ATK-së, u kërkohet likuidim vetëm 50 për qind i detyrimit të mbetur. Llogaritja e detyrimit të mbetur dhe procedurat për likuidimin e tij, kryhet sipas kushteve dhe lehtësive të parashikuara.
Për debitorët e vdekur u kërkohet trashëgimtarëve të tyre të likuidojë vetëm shumën e principalit të mbetur.
Periudha e pagesë së shumës së mbetur të kredisë nuk mund të zgjatet më shumë se tre vjet në vardis të llojit të kredisë që trashëgohet.
Afati përfundimtar për paraqitjen e kërkesave për likuidim me këste është deri më 30.04.2009. Përjashtohen nga ky afat kreditë e dhëna për banesa ose për përmirësimin e kushteve të banimit, të cilat mund të likuidohen: menjëherë, brenda tre viteve ose sipas kushteve dhe afateve të kontratës ekzistuese.
Debitorët, të cilët nuk afrohen brenda datës 30.04.2009 për likuidim të menjëhershëm ose me këste të detyrimit, u nënshtrohen ndjekjes me forcë ligjore për likuidimin e detyrimit.
18 Tetor 2008