E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët, stresi kolektiv çoi në spital 42 nxënës



LAÇ – Helmimi i 5 nxënësve në gjimnazin e Gorres në rrethin e Kurbinit dy ditë më parë është pasuar me një panik dhe pas disa orësh, me dhjetëra gjimnazistë kanë përfunduar në spital deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Burime zyrtare të spitalit të Laçit bëjnë të ditur se janë 42 vetë, që të gjithë nxënës të shkollës ku ndodhi ngjarja, që të gjithë me probleme të shkaktuar nga stresi kolektiv. Sipas tyre, 38 vetë janë trajtuar në spitalin e Laçit ndërsa 4 të tjerë në Spitalin Rajonal të Lezhës. Drejtori i Shërbimit Spitalor në Laç, Aron Lulashi pohon se të gjithë janë kthyer në shtëpi pa rrezik për jetën pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Në ndihmë të personelit mjekësor kanë ardhur nga Tirana një grup psikologësh që po merren me trajtimin e të rinjve. Mjekët e spitalit të Laçit flasin për një lloj sëmundje nervore që kanë shfaqur nxënësit në të njëjtën kohë. Ndërsa, ekspertët mjeko-ligjor thonë se gjimnazistët janë helmuar me një qese që përdorej për lojëra fëmijësh.
Paniku
Deri në orën 10.20 minuta të ditësh së djeshme të gjitha pavionet e spitalit të Laçit janë mbushur plot me nxënës të shkollës së mesme të fshatit Gorre, të cilët kishin simptoma ankthim dhe marrje mendsh. Për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve janë boshatisur të gjitha mjediset e spitalit dhe janë bërë gati për të dhënë ndihmën e parë. Personeli mjekësor ka qenë në gatishmëri për të trajtuar pacientët. Brenda orës 10.45 minuta janë shtruar në spital 38 nxënës të moshës 15-18 vjeç. Mjeku Lulash Aroni ka marrë në vizitë të gjithë nxënësit, pasi dyshonte se ata shfaqnin probleme mendore. Por ai pohon se situata është shkaktuar nga paniku se në mjediset e shkollës ishte hedhur helm, gjë që sipas tij, nuk është e vërtetë. Ky fakt është pohuar edhe nga një grup mjekësh specialistë të Drejtorisë së Higjienës, të cilët inspektuan mjediset e shkollës. Madje, ata kanë bërë ekzaminimin e ujit të pijshëm. Drejtori Luash Aroni thotë se “atak-panik”, e thënë ndryshe “stres kolektiv”, sëmundje kjo e zbuluar që dy shekuj më parë në Skoci. Ai pohon se ky shënon rastin e parë të shfaqjes në vendin tonë. Sipas tij, sëmundja kap njerëzit të cilët diskutojnë për një problem të caktuar dhe mbërthehen nga paniku. Gjatë bisedës qelizat e trurit të cilat janë në gjendje gjumi acarohen dhe japin këto çrregullimi, si djersitja, dridhje, marrje mendsh etj, por që kalojnë shumë shpejtë. Mjafton që një person të shfaqë këto shenja, personat e tjerë përreth preken nga fenomeni dhe kjo bën që sëmundja të kapë edhe të tjerë njerëz përreth dhe që në gjuhën mjekësore njihet si “D”. Për mjekimin e nxënësve të kësaj shkolle është përdori ujë fiziologji, apo edhe qetësues të ndryshëm. Brenda 30 minutash situata është qetësuar.
Shkaqet
Sipas mjekut Lulash Aroni ky problem u përkeqësua edhe për arsye se nxënësit që shfaqen të tilla probleme madje kanë vajtur në shkollë edhe ditën e djeshme. Bisedat që kanë bërë ata me nxënësit ka shkaktuar këtë gjendje paniku. Kjo shkollë nuk ka psikologë për të trajtuar nxënësit. Ai ka pohuar se i është kërkuar ndihmë Ministrisë së Mjekësisë për të dërguar një grup psikologësh, të cilët do të merren me gjimnazistët e përfshirë nga paniku. Drejtori i Shëndetit Publik Lulash Aroni ka urdhëruar mbylljen e shkollës së mesme Gorre deri në qetësimin e situatës. Ai pohoi se nxënësit janë shprehur për hedhje të helmeve në mjediset e shkollës, apo deklarata e drejtorit të shkollës, Luigj Deda se aty janë hedhur qese me fostoksinë, gjë që ka rezultuar e pavërtetë. Burimet policore, përmes zëdhënëses Eliona Nika, kanë pohuar se një person ka hedhur në shkollë një lodër fëmijësh e quajtur “Fort Bant”, e cila ka shpërthyer në mjedise të mbyllur dhe për pasojë, ka shpërndarë një sasi gazi, duke shkaktuar çrregullime tek nxënësit. Sipas policisë, kjo lodër duhej të përdoret vetëm në mjediset të hapura, pasi ato nuk efekte helmimi. “Policia po punon për identifikimin e personit që ka hedhur këtë lodër fëmijësh dhe njëkohësisht për vazhdimin e procedimit penal”, - thotë Nika. Ndërsa prokuroria ka nisur hetimet. Janë marrë në pyetje nxënësit dhe janë urdhëruar mjekët që të bëjnë analizat e gjakut të pacientëve të shtruar në spital. Deri ditën e djeshme nuk është ndaluar apo shoqëruar asnjë person në lidhje me këtë ngjarje. Vetë gjimnazistët kanë pohuar se kanë pasur shqetësime gjatë gjithë natës. Kjo është shoqëruar me rënie të fikti apo të dridhura në trup. Po ashtu, kishin vështirësi në frymëmarrje dhe lot të pavullnetshëm. Ata kanë kërkuar që të verifikohet substanca që shkaktoi gjendjen e rëndë në mjediset e shkollës. Por, askush nuk pohon se ngjarja është bërë në mënyrë të qëllimshme.

LISTA E NXËNËSVE QË MORËN MJEKIM

Dren Shpatani
Desarta Margjini.
Esmeralda Vuthi
Marjeta Luka
Rudina Vuthi
Irena Simoni
Florida Shytri
Greta Shpatani
Marsilda Gjoka
Marjeta Paluca
Françeska Nika
Lediona Martini
Kristina Deda
Marie Miri
Xhuljana Nikolli
Blerina Radi
Besiana Vuthaj
Brunilda prengaj
Erjona Marku
Laureta Nili
Denila Marashi
Aurela Preni
Irena Sinani
Kristiona Prendi
Renata Ukaj
Alma Kola
Florinda Shyti
Besmira Vuthi

REAGIMI
Ministria e Shëndetësisë rrëzon pistën e helmimit, dërgon psikologë

TIRANË - Ministria e Shëndetësisë nisi një grup specialistësh, të përbërë nga psikologë, për 35 nxënësit e traumatizuar nga skandali i helmimit me fostoksinë. Burime nga kjo ministri sqarojnë se asnjë nga nxënësit dhe mësuesit nuk ishin nën ndikimin e ndonjë helmi, por të gjithë kanë qenë të traumatizuar. Për këtë arsye, në mëngjesin e ditës së djeshme, në drejtim të Laçit u nisën një grup psikologësh për të mbajtur nën kontroll situatën. Reparti i Toksikologjisë në Spitalin Ushtarak bën të ditur se nuk ka pasur asnjë të helmuar, por thjeshtë ka qenë një tronditje psikologjike për shkak të përmbajtjes së fjalëve që kishte kutia. Ndërkohë që autoritet policore po analizojnë shkaqet e ngjarjes dhe lëndën për të cilën ka shpërthyer paniku tek nxënësit dhe mësuesit. Dy ditë më parë në gjimnazin e fshatit “Gorre” është gjetur një pako mbi të cilën ishte shkruar në gjuhë të huaj “lëndë e rrezikshme, mos e prek”, e cila shkaktoi panik tek të gjithë nxënësit. Gjimnazi i fshatit Gorre, është mbyllur prej dy ditësh për të kryer dizinfektimin dhe pritet që të hapet ditën e martë.

E. Sako

18 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›