Policia arreston tre persona, transportonin me gomone 115 kg Cannabis sattiva
Në pranga për trafik droge Aranit Bida, Avni Vrami dhe Blerim Beqiraj. Gomonia kishte një gjatësi 4.5 metra dhe u diktua nga Policia Kufitare
Tiranë - Policia ka vënë në pranga tre persona të akuzuar si transportuesit e sasisë së drogës me destinacion Italianë, sekuestruar në fundjavë në një gomone. Sipas burimeve zyrtare, mësohet se operacioni për ndalimin e tyre ka qenë në bashkëpunim mes policisë së Tiranës dhe asaj të Vlorës dhe është finalizuar pak më parë. “Janë arrestuar shtetasit Aranit Bida, Avni Vrami dhe Blerim Beqiraj”, - thanë të njëjtat burime, duke shtuar se ata do të dëshmojnë për detaje rreth trafikut dhe për të zbuluar nëse ka të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet.
Aksioni
Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë mesnatën duke u gdhirë e shtuna e shkuar nga Policia Kufitare e qarkut të Vlorës. Mjeti lundrues është diktuar në orët e vona të natës, në hapësirën detare në jugperëndim të gadishullit të Karaburunit. Forcat e policisë mbërritën në vendin ku u diktua gomonia dhe e sekuestruan atë në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që pas peshimit lënda narkotike rezultoi të ishte plot 115 kg.
Gomonia kishte një gjatësi 4.5 metra dhe u diktua nga Policia Kufitare, e cila, e mbështetur dhe nga forcat e repartit antitrafik “Delta Force”, u vu në ndjekje të saj, për ta bllokuar pas një operacioni që zgjati më shumë se një orë.
Hetimi
Dyshimet e para, sipas policisë flasim për një destinacion të mundshëm vendin fqinj, Itali. Bllokimi u bë vetëm pak orë pas një operacioni të nisur në bashkëpunim mes forcave të policisë, të koduar me emrin “Deti i pastër”, që synon kontrollin e mjeteve lundruese për të shmangur trafikun njerëzor, por edhe atë të narkotikëve. Antidroga e Drejtorisë së Përgjithshme të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda mundën të arrestojnë pas disa ditë kërkimesh 3 shtetasit që tentuan të çonin drejt Italisë 115 kg hashash. Kjo sasi droge u bllokuan disa ditë më parë në bregun shqiptar të detit Jon. Personat që ndodheshin në gomone mundën t’i largohen me shpejtësi policisë duke lënë pas plot 115 kg Cannabis sattiva. Vetëm pas hetimeve të bëra gjatë javës nga policia u arrit te vihen sot në pranga të tre personat e lartpërmendur.
18 Tetor 2008