E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 33-vjeçari për kontrabandë mallrash

15/04/2005  Bllokohen me 434 arka me artikuj të ndryshëm

PUKË – Pranga për kontrabandë mallrash ushqimorë dhe industrialë. Burime nga komisariati i policisë Pukë, bëjnë të ditur se, gjatë ditës së djeshme është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit 33 -vjeçar Sokol Muharrem Çekrezi, banues në Kamëz, të rrethit të Tiranës, i cili akuzohet për veprën penale të tregtimit e transportimit të mallrave që janë kontrabandë.

Sipas të njëjtave burime zyrtare mësohet se arrestimi i këtij shtetasi erdhi, pasi, rreth orës 23.30 të mbrëmjes së mërkurë, është kapur në flagrance nga shërbimet e policisë të Komisariatit Pukë, teksa po transportonte me automjetin e tij tip kamionçinë, rreth 434 arka me artikuj të ndryshëm ushqimorë e industrialë, si kripë, detergjent etj., të pashoqëruar me dokumentacion përkatës. Pas kapjes së lëvizjes së mallrave kontrabandë është bërë dhe bllokimi i kësaj sasie artikujsh, si dhe i automjetit të këtij shtetasi, një mjet tip kamionçine me targë të Kukësit.

Ndaj Sokol Çekrezit janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Pukë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›