E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vota jonë-qytetaria jonë”

15/04/2005  KE, projekt për votën me 300 të rinj për votën

SHKODËR - Është zhvilluar dje në ambientet e teatrit “Migjeni“ të qytetit të Shkodrës një veprimtari e organizuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit të Evropës, që kishte si qëllim që të shpallte në unanimitet me 300 të rinj, slloganin “Vota jonë-qytetaria jonë”.

Veprimtaria që u drejtua nga drejtori i Zyrës së Informacionit të Këshillit të Evropës, Olsi Dekovi dhe Këshilltari i Posaçëm i Këshillit të Evropës në Shqipëri, Guy-Michel Brandtner, pati të ftuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Riçard Jones dhe zv.ambasadorin e Polonisë, Zbigniev Savicki.

Veprimtaria e cila ishte në kuadrin e Vitit Evropian të Qytetarisë nëpërmjet edukimit “Viti”, synonte të rriste ndërgjegjësimin midis 3 mijë të rinjve, votues për herë të parë, në Qarkun e Shkodrës, në lidhje me konceptet e votimit, qytetarisë demokratike dhe të drejtave të njeriut, me qëllimin final, për t’i pajisur ata me aftësitë dhe njohuritë e duhura në mënyrë që të jenë qytetarë të përgjegjshëm dhe të ushtrojnë sipas ligjit të drejtën e votës.

Drejtuesit e takimit u shprehën se kjo fushatë po zhvillohet në kohën kur në Shqipëri po afrojnë zgjedhjet parlamentare dhe fjalët që po përdoren më shpesh nga komuniteti ndërkombëtar dhe mediat janë pikërisht: ”Zgjedhje të lira dhe të ndershme”, fjalë këto, që të përkthyera në ditën e “Vitit” të qytetarisë, nënkuptojnë, veçanërisht, ushtrimin e votës, aftësive dhe përgjegjësive qytetare.

Veprimtaria, e cila ishte organizuar në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Arsimore të Shkodrës, kishte disa muaj që kishte nisur, pasi ishte konceptuar e ndarë në dy faza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›