Qeveria “rrëmben” tenderat e Bashkisë

15/04/2005 Denoncon kryebashkiaku. Tenderi për ujësellësin e Lushnjës zhvillohet në Tiranë
LUSHNJE - Duket se nuk ka marrë fund problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Lushnjës. Rreth 4.8 milionë euro financuar nga qeveria gjermane për projektin e këtij ujësjellësi, janë tenderuar pa dijeninë e Bashkisë dhe këshillit bashkiak të këtij qyteti. Kjo gjë ka shkaktuar edhe pakënaqësi për krerët e zgjedhur vendor dhe sidomos te kryetari i kësaj Bashkie, Kadri Gega, pasi, sipas tyre, mosnjoftimi i krerëve të pushtetit lokal, për zhvillimin e tenderit në Tiranë, hedh hije dyshimi për mos korrektësi në zhvillimin e këtij tenderi.
Sipas titullarit të kësaj Bashkie, Kadri Gega, mësohet se doemos për tenderimin e këtij projekti gjerman të ujësjellësit duhej të thirrej edhe Bashkia e qytetit myzeqar, pasi një problem kaq madhor, siç është ai i ujësjellësit, nuk ka të bëjë vetëm me qeverinë shqiptare, por sidomos me komunitetin lushnjar, të cilët kanë vite që vuajnë pasojat e mosfurnizimit të ujit të pijshëm. ”Problemi i ujit është kaq problem delikat, kaq problem i mprehtë dhe kaq i domosdoshëm, ka thënë Gega, sa të duket çudi e madhe që për një problem i tillë kardinal të mos merren në konsideratë titullarët e Bashkisë, pasi ne jemi menaxhuesit e ujit të pijshëm në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujësjellësit, por njëkohësisht edhe me mirëkuptimin e komunitetit. Kjo është çështje jo vetëm zyrtare, por edhe morale, sepse jemi ne që po menaxhojmë sot ujin në bashkëpunim me Drejtorinë e Ujësjellësit, jemi ne që jemi munduar aq shumë të rregullojmë parametrat, që të sigurojmë këtë investim, jemi ne që do luftojmë për të zbatuar sa më rigorozisht këtë investim dhe ne mendojmë si Bashki se nuk mund të jetë i suksesshëm ky investim dhe pa pjesëmarrjen tonë”.
Gjithçka ka filluar para 3 vitesh. Qeveria gjermane, ka lëvruar 4.8 milionë euro për ujësjellësin e qytetit të Lushnjës, ndërkohë që procedura ka vazhduar me miratimin e qeverisë shqiptare dhe kalimin në parlament për ratifikim të saj. Më pas Presidenti i Republikës ka dekretuar këtë marrëveshje, por financimi sërish nuk filloi. Këmbëngulja e vazhdueshme e krerëve të pushtetit lokal të Lushnjës bëri që sërish marrëveshja të ratifikohej në parlament dhe madje të dekretohej nga Presidenti. Tashmë kur fondet janë gati, tenderi është zhvilluar në Tiranë pa dijeni të pushtetit lokal dhe përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët lushnjarë.