Instrumenta antikë... instrumentistë modernë
15/04/2005 "Koncertet e integrimit" hapin siparin, sot në ora 19, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Një koncert i parë, unikal në vendin tonë, pasi do të ekzekutohen sonata instrumentale, me instrumenta antikë, ku merr pjesë edhe artisti shqiptar, Jusuf Beshiri
Sot, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit publiku kryeqytetas do të ketë rastin të ndjekë një koncert tepër të veçantë, jo vetëm në aspektin e muzikës baroke, por edhe me instrumenta antikë, një koncert i pianistit shqiptar, Jusuf Beshiri së bashku me dy instrumentistët italianë Giorgio Matteoli (violinçel barok dhe flautodolçe) dhe Paolo Cherici, në arçiluto, një instrument i periudhës së Rilindjes. Ky do të jetë edhe koncerti i parë, që hap ciklin e "Koncerteve të integrimit", një iniciativë e drejtorit të TKOB-së, Zhani Ciko. Në konferencën për shtyp, Ciko ka theksuar se kjo iniciativë nuk është e rastësishme, por buron nga vetë fakti se të gjithë artistët shqiptarë, sa herë që vijnë në shtëpi është e pamundur të mos "vijnë në zyrën time dhe të pyesin me hollësi për gjithçka", dhe ku mund të dallosh qartë në sytë e tyre dëshirën, për të dhënë qoftë edhe një koncert të vetëm, në institucionin, që dikur adhuronin dhe vazhdojnë ta bëjnë sërish. Duke folur për "Metropol", Paolo Chierici ka theksuar se repertori i këtij koncerti "i përket periudhës së viteve '600-'700, që në momentet e para të krijimit të sonatave, që lindën fillimisht në Itali, për të vazhduar më pas deri në sonatat e mëdha të Bah, sonata për flaut dhe organo. Eshtë për tu theksuar, se sonata është një nga krijimet më të rëndësishme të kësaj epoke, më një evoluim stilistik tepër të lartë, por edhe e shtrirë tepër gjeografikisht, ku tërheqin vëmendjen Italia dhe Gjermania, që mund të konsiderohet një revolucion i vërtetë, pasi deri në atë kohë sonatat ishin vetëm të konceptuara në këngë". Ndërsa, Matteoli ka shtuar se ka qenë një periudhë, ku nuk ekzistonte një gjuhë specifike për çdo instrument, gjuhë që u zhvillua më vonë. Artistët italianë kanë theksuar se është një evenimet për ta, pasi në Itali nuk kanë ndeshur asnjë rast të ngjashëm, ndërsa pianisti, organisti dhe klaviçembalisti shqiptar, Jusuf Bashi është ndjerë shumë krenar, jo vetëm për këtë koncert, por edhe për idenë tepër origjinale që vjen nga atdheu i tij.
Giorgio Matteoli: "Koncertet" favorizojnë realisht integrimin e kulturave
Flautisti italian Matteoli duke folur për "Metropol", ka shprehur admirimin e tij për këtë ide interesante, pasi diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në vendin e tij dhe sepse këto koncerte favorizojnë realisht integrimin e kulturave.
Një bashkëpunim për herë të parë...
Në fakt kemi patur bashkëpunime të "kryqëzura". Unë kam bashkëpunuar me shumë me Paolon në shumë koncerte, madje edhe kemi kënduar së bashku, ndërsa Paolo ka bashkëpunuar më shumë me Jusufin. Por, si trio është hera e parë që bashkëpunojmë, pavarësisht se njihemi shumë mirë me njëri-tjetrin.
Si e pritët idenë e këtij koncerti të përbashkët?
Eshtë një ide shumë interesante, pasi në Itali nuk ndodh një gjë e tillë. Deri më sot nuk ka patur asnjë cikël koncertesh, ku artistët italianë, që punojnë jashtë Italisë të vijnë për koncerte të përbashkëta me kolegët e tyre, për të shkëmbyer kështu eksperiencat e tyre, bagazhin e tyre. Ndoshta është më lehtë të gjesh artistë të huaj në Itali, se sa italianë që vijnë me miqtë e tyre. Eshtë një diçka shumë e bukur, madje edhe te fjala integrim, pasi realisht favorizon integrimin e kulturave.
Jusuf Bashi: Krenar që një iniciativë e tillë vjen nga atdheu im
Bashi ndihet jo vetëm i nderuar, por edhe shumë i emocionuar për këtë koncert të dytë në atdhe, pas 15 vitesh larg. Por, ai është edhe mjaft krenar për faktin, që vjen me dy miq dhe intrumentistë virtuozë, në një koncert unikal me instrumenta antikë
Një kohë e gjatë që nuk keni dhënë koncerte në Shqipëri...
Ka shumë vite që jam larguar nga Shqipëria. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve, në piano me profesoreshën Nora Çashku, vazhdova 7 vite të tjera studimesh në Itali, në organo, klaviçembalo dhe të gjithë instrumentat antikë. Për herë të parë dhashë një koncert në Shqipëri me rastin e inagurimit të kishës katolike, këtu në Tiranë, një nder i madh për mua. Një koncert ku ishte prezent edhe sekretari i shtetit të Vatikanit Soldano. Ishte një kënaqësi e madhe, pasi unë luajta si solist në organo me një pjesë të Bahut, duke patur parasysh se jam edhe i pari organist shqiptar i diplomuar. Ndërsa ky koncert është i dyti. Kam patur shumë dëshirë, që të jap një koncert në Shqipëri, pasi me aq sa jam unë në dijeni në instrumenta antikë nuk është dhënë asnjë koncert.
Si e pritën ftesën dy miqtë e tu italianë?
Në radhë të parë dua të falenderoj TKOB-dhe drejtorin Ciko për ftesën, një ftesë që Paolo dhe Giorgio e pritën me shumë kënaqësi. Janë dy instrumnentistë shumë të njohur madje janë edhe pedagogë në konservatore të ndryshme. Madje, mund të them për publikun se Giorgio Matteoli ka ekzekutuar të gjitha pjesët solo të Morikones në disa filma, ku ka fituar edhe një "Oscar", për kolonën zanore. Eshtë një kënaqësi e madhe të jap një koncert në sallën e TKOB-së, për herë të parë në instrumenta antikë dhe me dy miq shumë të mirë, por kryesisht instrumentista shumë virtuozë.