Të armatosur e me maska grabisin furgonin me cigare

15/04/2005 Prangoset njëri prej autorëve, në kërkim tjetri
SHKODËR - Grabitet me armë një furgon me mallra në Malësi të Madhe. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së kaluar, në aksin rrugor që të shpie nga qyteti i Koplikut në zonën e Këlmendit.
Rreth orës 01.15, tregtari 26-vjeçar Ardian Hysa, nga qyteti i Koplikut, me një furgon, tip “Benz Mercedes”, me ngjyrë të bardhë, me targa të Shkodrës, ka qenë duke kaluar në aksin rrugor që ndodhet në afërsi të fshatit Bratosh, të rrethit Malësi e Madhe, kur është garbitur nga dy persona të maskuar dhe të armatosur. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se autorët janë identifikuar dhe njëri prej tyre tashmë është vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur person në kërkim.
Ngjarja
Ardian Hysa ka qenë duke transportuar me furgon një sasi prej rreth 100 kolish cigare, kur papritmas i kanë zënë rrugën, duke i dalë para dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike. Grabitësit e kanë detyruar që të zbresë nga automjeti nën presionin e armëve.
Pas këtij veprimi, ata kanë qëlluar me armë xhamat e furgonit në mënyrë që ta trembnin 26 vjeçarin, nga Kopliku, dhe më pas janë larguar së bashku me furgonin.
Qëllimi i këtyre personave, sipas burimeve policore, bëhet e ditur se kishte qenë jo thjesht për të grabitur automjetin, por mallin që ndodhej brenda, pasi në të kishte një sasi të konsiderueshme cigaresh. Pas largimit të grabitësve, pronari i furgonit dhe i cigareve ka lajmëruar forcat e policisë së Komisariatit të Malësisë së Madhe.
Policia
Uniformat blu të komisariatit të Malësisë së Madhe me të marrë informacionin e duhur për këtë grabitje, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë filluar kërkimet. Një pjesë e bluve janë vendosur përreth vendit të grabitjes për të bërë këqyrjet e kontrollet e duhura, ndërsa një grup është vënë në ndjekje të grabitësve, duke u nisur nga drejtimi që i ka dhënë i sapograbituri.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka bërë të mundur që gjatë orëve të para të mëngjesit të gjendet në qendër të fshatit Vrithë të Malësisë së Madhe, automjeti i grabitur si dhe kolitë e cigarevem të cilat ishin nxjerrë nga furgoni. Autorët e grabitjes me armëm duke qenë se kanë ndjerë ndjekjen nga forcat e policisë, kishin braktisur dhe cigaret, pak më tutje nga vendi ku u gjet furgoni.
Hetimet
Burimet nga policia sqarojnë se, nga të dhënat e deritanishmem rezulton se i dëmtuari nga kjo vepër penale, 26-vjeçari nga Kopliku, po transportonte me automjetin tip “Benz”, një sasi prej rreth 100 koli cigaresh, nga të cilat 85 koli të markës “Monte Carlo” dhe 15 koli të markës “Brillant”.
Nga hetimet paraprake rreth blerjes së kolive me cigare, veprim ky i kryer edhe në bashkëpunim me policinë tatimore, ka rezultuar se kolitë ishin të shoqëruara me faturë blerjeje të rregullt dhe me pullat fiskale përkatës. Megjithatëm policia ka sekuestruar furgonin dhe cigaret me cilësinë e provës materiale, pa e ndaluar hetimin rreth blerjes së tyre, për të vërtetuar përfundimisht, nëse ky rast është thjesht një tregti e pastërm apo kemi të bëjmë me elementë të veprës penale të kontrabandës.
Arrestimet
Për kapjen e autorëve të grabitjes me armë, fillimisht policia ka bërë verifikimin dhe grumbullimin e informacionit, nga i cili doli se autorët e kësaj ngjarjeje janë Nosh Vesel Shotaj, vjeç 23 dhe Tonin Zef Ulaj, vjeç 26, që të dy nga fshati Bratoshm i rrethit Malësi e Madhe. Më pasm në bazë të informacioneve të mbledhuram forcat e policisë kanë shkuar në ndjekje të këtyre dy personave në fshatin Bratosh, ku është arritur të kapet vetëm njëri nga autorët e grabitjes dhe pikërisht 23-vjeçari Nosh Shotaj, ndaj të cilit janë duke u kryer veprimet proceduriale për veprën penale të vjedhjes me armë. Burimet nga policia bëjnë të ditur se aktualisht po vazhdojnë veprimet intensive për kapjen e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasit Tonin Ulaj, për të cilin është bërë shpallja në kërkim. Aktualisht janë duke u kryer veprimet proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.