Pas rezitencës ndaj policisë, prangoset i dënuari për vrasje

15/04/2005 Afrim Biberaj, i dënuar me 11 vjet burg, ishte arratisur në vitin 1997
TROPOJË - Një ish-i arratisur nga burgjet, gjatë trazirave të vitit 1997, bie në prangat e policisë, pas një rezistence prej disa minutash. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Rendit Publik, mohuan të ketë pasur shkëmbim zjarri, ndërsa pohuan se i kërkuari ka bërë rezistencë.
Arrestimi
Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Rendit Publik, mësohet se dje, rreth orës 14.00, në qytetin e Bajram Currit, pas një operacioni të policisë lokale, është vënë në pranga shtetasi i shpallur në kërkim, Afrim Zenun Biberaj, lindur më 21.06.1974, lindur e banues në Shoshan të Tropojës.
Në momentin e arrestimit, Afrim Biberaj ishte duke ecur me makinën e tij tip “Benz”, kur dy furgona policie e rrethojnë.
I kërkuari ka mundur që në këtë moment të braktisë mjetin e tij dhe të largohet me vrap nëpër qytet.
Një numër policësh iu vu atij nga pas, ku dhe arritën ta kapin e prangosin.
“Gjatë operacionit të djeshëm, ky shtetas, duke qenë i armatosur, fillimisht ka bërë rezistencë ndaj forcave të policisë, por pa shkaktuar dëme në radhët e policisë dhe tek i shumëkërkuari. Pas dorëzimit, ndaj tij është marrë masa e arrestit”, njoftohet zyrtarisht nga Minsitria e Rendit Publik, e cila ka mohuar të ketë pasur shkëmbim zjarri.
I arrestuari
Ndërsa zyrtarët e policisë vendase nuk pranojnë të japin shpjegime, zyra e shtypit e Rendit njofton se, shtetasi Biberaj ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi është autor i vrasjes së shtetasit Ibrahim Mustavataj.
Të njëjta burime, saktësuan se Afrim Biberaj, vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga Kosova. I shumëkërkuari, kishte disa orë që ishte nën vëzhgimin e dhjetëra forcave policore, një pjesë e të cilëve të veshur civilë.
Ngjarja, për të cilën akuzohet Biberaj dhe për të cilën edhe është dënuar me vendim gjykate, ka ndodhur më 18.07.1994, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dragobisë”, në Tropojë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Rrethit Tropojë më datë 13.09.1995 e ka dënuar shtetasin Afrim Biberaj me 11 vjet heqje lirie.
Duke përfituar nga situata e rënduar, krijuar në mars të vitit 1997, ky shtetas është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe i ka mbetur të vuajë dhe 9 vjet heqje lirie.
Serial vrasjesh
Dosja "Tropoja" mbi 150 vrasje, 110 të kërkuar
"Tropoja" mund të jetë dosja që ka më shumë vrasje se çdo dosje tjetër. Në Bajram Curr krimi ka vrarë afro 150 djem. Vrasjet janë bërë në mes të qytetit. Ndonëse ka pasur dëshmitarë, ndonëse janë identifikuar autorët, vrasjet kanë pasuar njëra-tjetrën, duke hapur në këtë mënyrë një varr masiv. Tropoja akuzon shtetin në këtë krim të madh, që nis pas vitit 1997 dhe që kulmon me vrasjen e Azem Hajdarit në Tiranë, më 12 shtator 1998. Policia në shumicën e rasteve ka qenë inekzistente, ndonëse ka pasur dijeni për vrasjet.
Ajo shfajësohet se shumica e autorëve të krimeve janë larguar në drejtim të Kosovës.
Vetëm pak kohë më parë, ishte Ministria e Rendit Publik ajo që kryesisht njoftoi për 110 persona të kërkuar vetëm nga zona e Tropojës. Shumica prej tyre akuzohen për vrasje, por nuk mungojnë dhe akuza për vepra të tjera penale, që nga përdhunimi, kontrabanda, grabitja etj.
Një pjesë e mirë e këtyre dosjeve është përcjellë në strukturat më të larta të akuzës dhe ato të drejtësisë.
Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka në shqyrtim një seri ngjarjesh të ndodhura në Tropojë, me autorë apo pa autorë, me të burgosur apo me të arratisur.
Pas disa kohësh të lënë në “harresë”, Tropoja vihet sërish në qendër të vëmendjes. Një ngjarje me pasojë vetëplagosjen e Riza Malës dhe më pas arrestimin e tij, ndërsa po dërgohej në spital rikthen “zhurmën” në Tropojë. Kjo ngjarje pasohet me goditjen e godinës së SHISH me granathedhës. Katër predha u hodhën në drejtim të shtëpisë së punonjësve të shërbimit sekret, ndërkohë që policia shpejtoi të jap versionin e ngjarjes.
Dje policia bëri arrestimin e Biberajt, një person shumë i kërkuar, i dënuar për vrasje dhe i arratisur nga burgu gjatë trazirave të ‘97.
9 prill 2005/ Rikthehet “vëmendja” në Tropojë
Katër shpërthime trondisin në mesnatë Bajram Currin
TROPOJË – Tropoja, sërish ka qenë ditët e fundit, në qendër të “lajmeve”. Pas vetëpalgosjes aksidentale të Riza Malajt, katër shpërthime të fuqishme tronditën, pas mesnatës së të shtunës, banorët e qytetit të Tropojës. Në lagjen “Kojë”, persona të panjohur, rreth orës 01.30, qëlluan me granathedhës pa ndonjë drejtim të përcaktuar. Sipas policisë lokale, mësohet se objekt ka qenë një pikë karburanti, e njohur si pronë e Feriz Kërnajës, ndërsa është mohuar se goditjet të kenë pasur lidhje me objektin e SHISH, që ndohej shumë pranë. Njera nga predhat ka prekur pjesën e jashtme të murit të ndërtesës, por pa dëmtime të rënda.
Në mëngjes, punonjëst e SHISH janë shpërngulur nga zyrat për të vendosur në një tjetër ambient për çështje sigurie. Jo shumë larg ndërtesës së shtetit, 50 metra larg, ndodhet edhe një karburant, pronë e shtetasit Ferriz Kërnaja, i vrarë më 4 gusht të vitit 1999. Prej kohësh kjo pikë karburanti i është dhënë me qira një banori të lagjes.
Karburanti, sipas zyrës së shtypit në Ministrinë e Rendit Publik, është cilësuar si objekti i goditjes së predhave. Ka dyshime të shumta mbi versionin e ngjarjes, që nga ajo e fundit me arrestimin e Riza Males pas vetëplagosjes, deri te grabitjet në këtë lagje.
Pas këqyrjes në vendin e ngjarjes, forcat e policisë së Tropojës bënë disa shoqërime në komisariat, të cilët u lanë të lirë në përfundim të verifikimeve ndaj tyre.
“Pas kontrollit të të gjithë territorit të dyshuar, ku mund të kishin rënë predhat, janë konstatuar 3 pjesë predhash të rëna në oborrin e godinës së SHISH dhe një predhë është gjetur në trotuarin e rrugës automobilistike. Dëme në njerëz dhe objekte nuk ka”, saktësoi Ministria e Rendit Publik.