E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arrestohet 35-vjeçari me 10 gramë heroinë dhe 1620 fishekë

05/06/2005  TIRANË- Shitës droge për dy herë njëra pas tjetrës, posedues i municioneve luftarake dhe hajdut i një tapeti. Kështu e ka cilësuar Policia e Tiranës 35-vjeçarin Gazmend Lipe, banues në lagjen 6 të Tiranës. Ai, sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës, është arrestuar në banesën e tij, teksa ishte duke paketuar disa tableta me herionë. Sasia totale e heroinës që i sekuestruan agjentët e Antidrogës, është përllogaritur në 10.2 gramë. Ndërkaq nga ana tjetër në banesën e tij u gjetën 1620 copë fishekë, të cilat ai i mbante pa leje. Uniformat blu mundën ta vinin nën pranga këtë person, duke u bazuar në dy akuza të ngritura për të, ajo e mbajtjes së lëndëve narkotike dhe municioneve luftarake. Sakaq, sipas policisë, më datë 08.10.2004, Lipe është vënë në pranga nga forcat e Komisariatit nr.2. Ndalimi i tij u bë, sepse po atë ditë, rreth orës 12.00, ai ka vjedhur një tapet në banesën e një shtetaseje. Të gjitha materialet për këtë person iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›