PS 48 për qind, PD 19 dhe LSI 1.9 për qind
05/06/2005 Çeço publikon sondazhin për zonën e Gjirokastrës
Lufta e sondazheve parazgjedhore këtë vit duket se nuk do të mbetet vetëm mes organizatave të mëdha, por do të shtrihet dhe në zona të veçanta elektorale.
Stafi elektoral i kandidates socialiste për deputete në zonën 90, Makbule Çeço, ka bërë publik një sondazh të kryer ditët e fundit. Sipas tyre, nga disa qindra të anketuar, 48% e tyre kanë mbështetur Çecon, rreth 19% kandidatin demokrat, Genc Ruli dhe 1.9% kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Mustafaraj. Ky sondazh është realizuar nën vëzhgimin edhe të disa gazetarëve lokal, emri i të cilëve nuk u publikua, por edhe nga pedagogë të Universitetit të Gjirokastrës. Megjithatë, stafi elektoral i Çeços thekson se sondazhi është bërë konform të gjitha standardeve të kërkuara dhe paraqet situatën reale në momentin kur është zhvilluar. Por rezultatet e këtij sondazhi nuk kanë kaluar pa u komentuar nga kryedemokrati gjirokastrit, Abaz Aliko. Ky i fundit e ka quajtur këtë sondazh fiktiv dhe ireal, pasi nuk tregon frymën aktuale të elektoratit gjirokastrit. Sipas Alikos, kryerja e sondazheve realizohet me standardizimin e parametrave elementare që kanë burime të sakta. Ndërsa vetë kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ruli, thekson se qëndrime të tilla janë qesharake, pasi sondazhi nuk paraqet asnjë besueshmëri. Madje, duke kundërshtuar Çeçon, demokratët shprehen se kanë marrë mbështetjen e shumicës së elektoratit në këtë zonë.