E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHKB, hetim për veprime arbitrare dy agjentëve të krimeve

05/06/2005  Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Rendit ka nisur hetimin për dy agjentë krimesh pranë Komisariatit nr.3 në Tiranë. Lajmi është bërë dje i ditur për gazetën nga burime pranë Ministrisë së Rendit, të cilat sqaruan se SHKB po punon ende për të gjetur prova materiale, që vërtetojnë dyshimet e ngritura ndaj dy agjentëve. Sipas burimeve, dy agjentët e krimeve emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor, dyshohen të kenë kryer veprime arbitrare. Burimet theksojnë se agjentët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën e tyre duke kryer veprime arbitrare ndaj disa qytetarëve. Mësohet se Oficerët e SHKB-së, po mbledhin informacione dhe prova të reja të cilat së shpejti do të përpilohen në një kallëzim penal që do t’i dorëzohet prokurorisë për vazhdimin e hetimit, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›