Arrestohet 37 vjeçari i shpallur në kërkim
Durrës- Lulzim Myftaraj nga qyteti i Durrësit, i cili është nën akuzë, për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar sot, teksa qendronte i fshehur. 37 vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga policia, pas vendimit të gjykatës për arrest me burg.
Kapja e tij u realizua nga Seksioni Kundëer Trafiqeve në bazë të informacioneve të shumta të marra për vendndodhjen e këtij shtetasi. Operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit në banesën e vjerrit të tij në lagjen 13 në Durrës. U ekzekutua kështu Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, i cili kishte caktuar per shtetasin Lulzim Myftaraj masen e sigurise ”Arrest burg” per vepren penale ”Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit “.